Kryeministri i Bavarisë prin në sondazhet për kancelarin e ardhshëm | Gjermania | DW | 19.01.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Kryeministri i Bavarisë prin në sondazhet për kancelarin e ardhshëm

Söder-i apo Laschet-i? Partitë unioniste i lënë vetes kohë për të përcaktuar kandidatin për kancelar, ndërsa sondazhet i japin përparësi bavarezit Söder.

Çështja se cili do të bëhet kandidat për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë preokupon edhe më tej partitë unioniste CDU/CSU dhe demoskopët.

Kryetari i partisë Bashkimi Kristjansocial (CSU) Markus Söder vazhdon të marrë vlerësime të larta në sondazhe. Në një sondazh të shpejtë për revistën politike televizive ARD (raporti nga Mynihu), 54 përqind e të anketuarve e shohin Söderin si kandidat të mirë për kancelar. Ndërsa kryetari i zgjedhur i CDU-së, Armin Laschet merr 34 përqind.

Midis mbështetësve të CDU/CSU, në mbështetje të Söderit ishinb madje 72 përqind ishin, ndërsa 41 përqind mbështesin Laschet-in. Për sondazhin, i cili u krye nga instituti i hulumtimit të opinionit infratest dimap, u intervistuan dje në telefon pak më shumë se 1.000 vetë. Söderi dhe Lascheti ranë dakord në fundjavë që ta diskutojnë kandidatin unionist për kancelar në pranverë.
 

aud (br, dpa)