1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

031209 TÜV-Prüfer Köln

9 Qershor 2010

Çdo dy vjet çdo makinë në Gjermani duhet t'i nënshtrohet një kontrolli të plotë teknik, të ashtuquajturit TÜF. Për 44-vjeçarin Andreas Scherschel nga Këlni makinat janë njëkohësisht hobi dhe profesion.

https://p.dw.com/p/M1lr

E premte, ora 12.00, në një oficinë të firmës Mercedes në Këln-Deutz. Andreas Scherschel vjen këtu çdo javë për të kontrolluar makinat. Sot atij i duhet të kontrollojë një automjet transporti. Pasi bën ca shaka me mekanikët Andreas Scherschel i drejtohet punës: "Fillimisht regjistroj numrin e kilometrave …40-3-5-7… tani kalojmë te aparati që kontrollon frenat. Mos ki frikë, nuk bie te gropa, shiko ja ku është vlera e frenave, mirë duken.“

Gesichter Deutschlands AnSc 1a
Fotografi: DW

Përpara se të futet poshtë makinës inxhinieri i kontrollit kontrollon edhe dritat. Më tej kontrollon me hollësi motorin dhe karrocerinë. Pas rreth 20 minutash Andreas Scherschel ngjit tek targat pullën e kontrollit. Specialisti i automobilëve nuk e di as vetë se ç'mund t'i sjellë dita. Kjo sepse veç kontrollit teknik ai merret edhe me vlerësimin e dëmit apo të vlerës së mbetur të automjeteve pas aksidenteve.

Gesichter Deutschlands AnSc 1
Fotografi: DW

Ndryshe nga kontrolli teknik ekspertiza në raste aksidentesh mund të zgjasë dy orë e më tepër. Kjo kohë i mungon për familjen apo gjëra të tjera. Dita e punës e Andreas Scherschels zgjat normalisht 10 orë në ditë, madje ai del në punë edhe të shtunave. 44-vjeçari është martuar për herë të dytë dhe e di mirë se sa e vështirë është kombinimi i familjes dhe punës: "Te gruaja duhet të kesh besim dhe të mbështetesh 100% . Gruaja duhet ta dijë se sa stresues është profesioni im dhe të më ndihmojë. Për momentin gjërat i kam në rregull.“

Gesichter Deutschlands AnSc 2
Fotografi: DW

Andreas Scherschel banon në Hürth: e shoqja Benina Klempmann është me lejen e paslindjes. Ajo kujdeset gjithë ditën për djemtë e përbashkët, njëri 3 muajsh, tjetri një vjeç e gjysmë dhe merret me punët e shtëpisë. Ajo e mbështet të shoqin edhe për aktivitetet e tij sportive, Andreas Scherschel merret intensivisht me volejboll, dhe shkon dy herë në javë në trainim. Tre nga katër fundjavët i ka të zëna me ndeshje.

Për bashkëshorten e tj Andreas Scherschel është bashkëshorti i ëndërrave: sa i fortë edhe sensibel, me krahë të forta për t'u mbështetur. Po të kishte një shkop magjik Benina Klempmann do bënte vetëm një gjë: Do ta bënte ditën me 48 orë, që të kishte më tepër kohë për të kaluar me të shoqin.

Autore: Anne Le Touzé-Schmitz
Redaktor: Pandeli Pani