1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konsumi i alkoolit dobëson trurin

25 Maj 2021

Konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa.

https://p.dw.com/p/3tnLt
Alcohol | Russland, Yekaterinburg | Tequila
Fotografi: Sergei Bobylev/dpa/picture alliance

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i "sigurt” i konsumit të alkoolit.

Symbolbild einen Kater haben
Konsumi i alkoolit dobëson edhe performancën e kujtesësFotografi: Christin Klose/dpa/picture alliance

"Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme.

Symbolbild Alkoholismus
Fotografi: CHROMORANGE/Bilderbox/picture alliance

Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes.Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.

"Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – shpjegoi ajo.