1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Konflikt tregtar

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë bërë deklarata me tone pajtuese për mosmarrëveshjet mbi tregtinë transatlantike.

Trump shpreson, se nuk do t'i duhet të mendojë për dogana ndëshkuese për automjetet gjermane. Veç kësaj ai shpreson të lidhë një "marrëveshje të mirë dhe të drejtë" me Bashkimin Evropian, megjithëse BE është po aq e "ashpër" sa Kina në këtë drejtim. Kancelarja Merkel thekson, se Evropa dëshiron sa më shpejt të jetë e mundur një marrëveshje tregtare me SHBA dhe është e interesuar për bisedime më të thella.