Kompromisi Cipras - Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut | Ballkani | DW | 12.06.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kompromisi Cipras - Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut

Pas grindjes shumë vjeçare kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras, ranë dakord për një kompromis për emrin e ish-republikës jugosllave.

"Fqinjët tanë do të mbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut", deklaroi Cipras të martën (12.06) në një fjalim që u transmetua nga televizioni shtetëror grek (ERT) . Më e rëndësishmja e kësaj marrëveshjeje, sipas Ciprasit, është që fqinji verior nuk mund të ngatërrohet më me Maqedoninë antike greke.   

Këtij kompromisi i kanë paraprirë bisedime prej disa muajsh mes dy shteteve të Europës Juglindore nën mbikqyrjen e OKB-së.

Në këmbim të ndryshimit të emrit Athina këtej e tutje nuk do të pengojë më antarësimin e kësaj republike në NATO dhe në BE, deklaroi Cipras. Parlamenti grek megjithatë do ta ratifikojë këtë vetëm pasi qeveria e vendit fqinj ta ketë vënën në jetë këtë ndryshim kushtetues, vuri në dukje kryeministri grek.

Grindja për emrin është hapur qëkurse Maqedonia më 1991 shpalli pavarësinë nga ish-Federata e Jugosllavisë. Greqia e refuzonte emrin e shtetit Maqedoni, sepse në veri të saj ndodhet provinca greke me të njëjtin emër. Athina i druhet pretendimeve eventuale territoriale nga fqinji verior e si rrjedhojë deri më sot i ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për antarësim në NATO dhe BE. Si anëtare e OKB-së deri më tani Maqedonia ka vepruar nën emërtimin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

 

Reklamë