Koment:Heronjtë e vitit 1989 dhe qyqarët e sotëm | Gjermania | DW | 04.10.2016
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment:Heronjtë e vitit 1989 dhe qyqarët e sotëm

Ata të cilët në përvjetorin e ribashkimit të Gjermanisë bërtasin "Ne jemi populli", janë kundër idealeve të vitit 1989. Ekziston dallim i madh mes demonstruesve të atëhershëm dhe tanishëm, mendon Marcel Fürstenau.

Nuk duhet të zbukurohen gjërat: pamjet nga festimet e 3. Tetorit në Dresden e kanë dëmtuar imazhin e këtij qyteti. Por edhe më shumë ato kanë dëmtuar imazhin e Gjermanisë. Bota pyet: çfarë po ndodh tek ne? Në një vend, të cilin shumë e lakmojnë për zhvillimin ekonomik. Një vend, i cili konsiderohet si shumëpremtues për të tjerët. Jo vetëm për refugjatët, por edhe për njerëzit e tjerë nga të gjitha anët e botës. Para një çerekshekulli bota ishte e mrekulluar me revolucionin paqësor pa gjakderdhje. Me gjermanolindorët e guximshëm, të cilët hoqën diktaturën. Parulla e shquar asokohe ishte: "Wir sind das Volk", (Ne jemi populli).

Pa guximin e disa aktivistëve të të drjetave të njeriut në fillim, nuk do të kishte as lëvizje masive. Para këtyre masave, para popullit, pjesëtarët e byrosë politike dhe të policisë sekrete të Stasi-t, kishin kaq shumë frikë, sa që në fund u detyruan të largohen nga pushteti. Por pikërisht nga masa e fituesve shumë shpejt dolën edhe humbësit. Shumë aktivistë për të drejtat e njeriut u dëshpëruan, sepse idealet e tyre u përballën me demokracinë brutale të tregut ekonomik. Nu

Fuerstenau Marcel Kommentarbild App

Marcel Fürstenau

k është e rastësishme që vetëm pak heronj të vitit 1989 mbetën në rrethet politike të Gjermanisë së mëvonshme.  

Shteti juridik mbron nga arbitrariteti i shtetit

Disa u dëshpëruan tërësisht. Por nuk i harruan kurrë vlerat e demokracisë në krahasim me format e tjera të rregullimit të shtetit. Bärbel Bohley e tha shumë mirë: "Ne deshëm drejtësi dhe na u dha shteti juridik." Nuk është ndonjë zgjidhje perfekte, por një rregull që e mbron individin nga arbitrariteti i shtetit. Një vlerë e madhe, që ia vlen të mbrohet. Ndër vlerat e demokracisë është që në këtë sistem gëzojnë të drejtat e barabarta edhe kundërshtarët, e madje edhe armiqtë e demokracisë.

Ndaj është e mundur që edhe pjesëtarët armiqësorë ndaj të huajve të lëvizjes "Pegida" të mund të përhapin pikëpamjet e tyre. Ata i refuzojnë myslimanët dhe refugjatët. Ata ngrenë lart flamurin gjerman dhe me vete bartin edhe kryqin e krishterë. Dashuria për tjetrin dhe vlerat e Kushtetutës janë të parëndësishme për ta. Në artikullin 1 të Kushtetutës gjermane thuhet se "Dinjiteti i njerit është i pacënueshëm." E drejta për shprehjen e mendimit dhe demonstrimit shfrytëzohet për intolerancë dhe nënvleftësimin e të tjerëve.

Më 1989 njerëzit bënë thirrje: pa dhunë!

Nga goja e tyrethirrja patetike "Ne jemi populli" tingëllon si hipokrizi dhe e zbrazët. Por nuk ndihmon as nënvleftësimi i këtyre njerëzve, siç bëri shefi i SPD-së Sigmar Gabriel, në vitin 2015. Reagimi i drejtë është që të kërkohet prej tyre të respektojnë të tjerët dhe vendin e tyre, siç bëri kancelarja Merkel dhe të tjerët. Ndonëse një kërkesë e tillë duket e pakuptimtë.

Por menjëherë duhet bërë dallimi mes heronjve të dikurshëm që brohorisnin kundër dhunës dhe atyre të sotëm që përdorin dhunë. Heronjtë e vitit 1989 kanë qenë guximtarë. Ndërsa zhurmaxhinjtë e vitit 2016 janë qyqarë.