1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Sinjal i duhur

18 Qershor 2016

Do të ishte mirë që Maroku, Algjeria dhe Tunizia të deklaroheshin shtete të sigurta të origjinës, sepse sistemi i azilit duhet të mbetet i besueshëm, mendon Christoph Hasselbach.

https://p.dw.com/p/1J8yA
Flüchtlinge aus Nordafrika in Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Bockwoldt

Gjermania e hedh vështrimin dymbëdhjetë muaj pas, kur tek ne erdhën më shumë se një milion vetë nga shtete jashtë BE, në një masë të madhe pa u kontrolluar. Shumë prej tyre, numrin nuk e njeh askush, pikërisht sepse shtetit i iku kontrolli nga duart - nuk ishin as refugjatë të luftës civile, të cilët kishin frikë për jetën e tyre, as qenë në gjendje të dëshmonin se po përndiqeshin politikisht. Në këtë grup bën pjesë edhe pjesa më e madhe e migrantëve nga shtetet e Magrebit. Kuota e pranimit të tyre është te një deri dy përqind. Megjithatë ata kanë ardhur në Gjermani dhe më të paktët e tyre dëbohen.

Kjo u dërgon banorëve të Magrebit sinjalin: përpiquni të vini në Gjermani! Po arritët të shkoni atje me siguri do të mund të qendroni, edhe nëse nuk keni thuajse fare shanse për azil politik. Por: nëse do të arrihet që Maroku, Algjeria dhe Tunizia të shpallen shtete të sigurta të origjinës kjo në asnjë mënyrë nuk do të jetë e barabartë me fundin e së drejtës individuale për azil, që e bën Gjermaninë kaq unikale në botë. Ai që mund të dëshmojë se përndiqet, ai merr edhe më tej mbrojtje. Por një përcaktim i tillë do të jepte më në fund sinjalin e duhur, ndaj njerëzve të Magrebit, se zakonisht ata nuk mund të presin të marrin azil dhe popullit gjerman, që shteti më në fund ka dëshirë të fitojë hap pas hapi kontrollin mbi imigrimin.

Sistemi i azilit duhet të mbetet i besueshëm

Kur megjithatë të shumë Të Gjelbër (dhe të majtë dhe disa politikanë socialdemokratë) vazhdojnë të kundërshtojnë, që t'i deklarojnë të tri vendet të sigurta, prej kësaj mund të arrish në përfundimin se ata duan të tolerojnë edhe më tej shpërdorimin e sistemit të azilit. Me sa duket ata shohin në çdo vend të botës rrethana të padurueshme.

Christoph Hasselbach
Christoph Hasselbach

Natyrisht që problemet me riatdhesimin nuk do të zgjidheshin, po të shpalleshin Maroku, Algjeria dhe Tunizia si shtete të treta të sigurta. Por kur kryetarja e Grupit Parlamentar të të Gjelbërve në Bundestag, Katrin Göring-Eckardt thotë (në gazetën "Heilbronner Stimme") se i gjithë koncepti i shteteve të sigurta të origjinës nuk sjell asgjë, sepse shumë persona të detyruar të largohen "thjesht nuk pranohen nga atdheu i tyre", kjo e demaskon mënyrën e saj të argumentimit. Ky nuk mund të jetë një argument kundër ligjit, por duhet të jetë përkundrazi një argument pro tij, në mënyrë që në Gjermani të mos nisen të vijnë fare kaq shumë azilkërkues pa shanse që t'u njihet azili. Ai që bllokon çdo përpjekje për ta kufizuar të drejtën e azilit te personat vërtet në nevojë dhe që të pengohet keqpërdorimi, nuk duhet të çuditet për populizmin e djathtë në rritje.

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare