Koment: Putini dhe hija e Stalinit | Bota | DW | 01.11.2017
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Koment: Putini dhe hija e Stalinit

Politikanёt, qё falsifikojnё historinё, bёjnё mёkat ndaj popullit tё tyre. Sepse ata e rrisin rrezikun, qё njerёzit tё mos mёsojnё nga pёrvoja. Kjo vlen edhe pёr politikanёt rusё, mendon Miodrag Soric.

Gjithёsesi: presidenti Vladimir Putin pёruroi vetёm 40 minuta mё kёmbё larg Sheshit tё Kuq njё memorial tё ri pёr viktimat e represionit politik - "Murin e Vajtimit". Kjo duhet vlerёsuar. Deri tani Putini ёshtё shprehur nё mёnyrё kontradiktore lidhur me Stalinin. Ai e quante dikur diktatorin gjeorgjian njё „udhёheqёs tё aftё". Madje nё shtator ai lejoi, qё para njё muzeumi tё historisё sё ushtrisё tё vendosej njё bust i Stalinit. Tani shefi i Kremlinit pa asnjё mёdyshje i dёnoi krimet e kohёs sё Stalinit: miliona tё pafajshёm janё vrarё, janё mbyllur nёpёr burgje dhe janё deportuar nё Siberi.

Me fjalёt e tij presidenti distancohet nga Stalini. Kjo duhej bёrё sepse koha nuk priste mё. Nuk ka asgjё pёr tё zbukuruar dhe as pёr tё shfajёsuar prej krimeve tё Stalinit dhe Leninit e tё pasuesve tё tyre. Fjalёt e Putinit do tё fitonin edhe mё shumё peshё, nёse do tё pasoheshin nga veprat. Sepse presidenti nuk mundet tё vajtojё viktimat e dhunёs politike dhe njёkohёsisht tё pёrndjekё opozitarёt apo tё verё mediat nёn kontroll.

Soric Miodrag Kommentarbild App

Miodrag Soric

Dilema e Putinit ёshtё, se si ta zbardhё historinё tragjike tё vendit tё tij, pa rrezikuar me kёtё pushtetin e vet – vetёm pak muaj para zgjedhjeve tё ardhshme presidenciale? Nё ҁdo rast Putini gjithmonё ka vendosur pёr ruajtjen e pushtetit. Sepse Mantra e tij ёshtё: stabiliteti. Ai ёshtё i lidhur mё rrёnjё tё forta me skenёn e forcave tё sigurimit. Shpёrbёrjen e Bashkimit Sovjetik - nё sytё e tij njё shtet mirёfunksionues-, ai e ka perceptuar si katastrofё dhe pёshtjellimet e viteve 90-tё si njё poshtёrim tё Rusisё.  Ky shef i Kremlinit nё radhё tё parё synon, tё pengojё pёrsёritjen e historisё sё re. Krimet e Stalinit apo tё Leninit janё pёr tё shumё tё largёta dhe nuk e prekin. Pёr tё kjo ёshtё njё temё, me tё cilёn duhet tё merren historianёt dhe mbrojtёsit e tё drejtavetё njeriut.

Pavarёsisht gjithё kritikave tё drejta ndaj Putinit, njё gjё ёshtё pozitive, fakti qё ai ia ka dorёzuar publikut „Murin e Vajtimit". Ndoshta nё vigjilje tё pёrvjetorit tё tё ashtuquajturit Revolucioni i Tetorit do tё rihapet diskutimi, se si duhet komportuar me historinё. Por pasqyrё e sё ardhmes mundet, por nuk duhet tё jetё e kaluara.