1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Mission Impossible për May në Bruksel

30 Janar 2019

Ajo sërish ka shkuar në Bruksel - për të kërkuar korrigjimin e marrëveshjes për Brexit. Por përfaqësuesit e BE mbeten të ngurtë ndaj Theresa May.

https://p.dw.com/p/3CRjI
Großbritannien Theresa May im Parlament Brexit Abstimmung
Fotografi: Reuters

Pas votimit në parlamentin britanik, sërish dimë sa edhe më parë. Për asnjë prej zgjidhjeve të dëgjuara deri më sot për Brexit nuk ekziston deri tani ndonjë shumicë e duhur. Tani dimë vetëm se deputetët britanikë nuk duan një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian. Por nuk dihet si do të duket kjo marrëveshje, sepse deputetët britanikë e kanë hedhur poshtë para dy javësh marrëveshjen e arritur në Bruksel. A do të ketë zgjatje të afatit për Brexit, zgjedhje të reja apo ndonjë referendum të ri, për këto çështje deputetët nuk kanë rënë dakord. E vetmja që mund të ndodhë tani është një kërkesë ndaj kryeministres May që të rinegociojë brenda 14 ditësh një marrëveshje të re me BE.

May në negociata të reja

Tani kërkohet "Backstop", pra një garanci, se mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, e cila mbetet në Britani të Madhe, nuk do të ketë një kufi me kontrolle, që janë normale në kufijtë e jashtëm të BE. Kjo është detyra e kryeministres May, por për momentin kjo detyrë duket e parealizueshme. BE, presidenti i Francës apo dhe kancelarja gjermane janë unikë - nuk ka negociata të reja. Çështja e kufijve ka përfunduar.

Riegert Bernd Kommentarbild App
Bernd Riegert

Tani fillon lufta e re psikike. Kush do të lëshojë pe i pari? Tani duhet të pozicionohet edhe qeveria e Irlandës. Por nëse Irlanda dhe BE mbeten në qëndrimet e deritanishme, atëherë mund të ndodhë që Britania e Madhe të dalë nga BE pa ndonjë marrëveshje paraprake, që do të thotë se automatikisht do të ketë një kufi të kontrolluar rreptë. Në këtë gjendje, kryeministrja Theresa May mund të shpresojë vetëm se BE do të zbutet në momentin e fundit dhe do të heqë dorë nga ky qëllim. Ajo nuk ka shumë gjëra për të humbur dhe mund ta çojë këtë lojë deri në fund.

Humbja e shpresës

BE shpreson se britanikët do ta kuptojnë rrezikun e kësaj loje dhe se në momentin e fundit do të humbasin durimin dhe do të kërkojnë zgjatjen e afatit për dalje nga BE (29 mars). Kjo do të evitonte humbje të mëdha dhe do të siguronte kohë për një Plan B të arsyeshëm.

Shpresa se Brexiti megjithatë ende mund të menaxhohet ekziston në Bruksel. Por diplomatët në BE dhe deputetët atje janë lodhur me dramën rreth Brexitit. Pothuajse askush nuk është i bindur se britanikët do të dalin nga BE me 29 mars (siç parashikohet tani). Shtyrje, fitim kohe dhe pritje. Kjo është për momentin taktika e vetme e BE.

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE