Kofi Anan viziton Kinën | Politika | DW | 19.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kofi Anan viziton Kinën

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan filloi të premten një vizitë katërditore në Kinë. Në fillim të vizitës së tij ai u takua në Peking me kryeministrin dhe kryetarin e partisë Hu Jintao. Më parë Anan ish shprehur në Japoni se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të zgjidhur konfliktet bërthamore me Iranin dhe Korenë e Veriut. Këto tema do të jenë në qendër të bisedimeve edhe me qeverinë kineze.

Lajmet kryesore të stacionit shtetëror kinez filluan me vizitën e Kofi Anan në Kinë. Pjesa tjetër e vizitës katërditore të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së nuk u përmend në mediat kineze. Moderatori kinez shoqëronte pamjet e takimit mes Ananit dhe Hu Jintao me këto fjali:

"Hu Jintao thotë, paqja e botës duhet ruajtur, bashkëpunimi ndërkombëtar duhet forcuar dhe zhvillimi i të gjithë botës duhet rritur - Këto janë përgjegjësitë e Kombeve të Bashkuara dhe antarëve të kësaj organizate. Ne duhet t´i forcojmë bisedimet dhe bashkëpunimin multilateral dhe të përpiqemi të gjithë që ta ruajmë paqen në botë."

Kështu shprehet moderatori i propagandës kineze. Mediat kineze nuk shkruajtën asnjë rresht nëse Kofi Anana bisedoi me Hu mbi gripin e shpendëve, temën e sidës në Kinë dhe mbi debatin bërthamor me Korenë e Veriut apo Iranin.

Kina ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kina ka pranuar ta paraqesë programin bërthamor përpara OKB-së, por ende nuk ka marrë një pozicion të qartë nëse pranon sanskione ndaj Iranit. Kina dhe Irani nënshkruan vitin e kaluar një kontratë që do të zgjasë 25 vjet për furnizim me gaz natyror dhe një kontratë tjetër 30 vjeçare për furnizim me naftë. Kina ka gjithashtu ndërmend t´i shesë Iranit aeroplanë pasagjerësh.

Meqënëse biznesi bilateral po lulëzon, Kina vazhdon të kërkojë një zgjidhje diplomatike të çështjes së Iranit. Kanali televiziv shtetëror kinez theksoi edhe njëherë rëndësinë që kanë Kombet e Bashkuara për shefin e qeverisë Hu Jintao:

"Hu thotë se Kina është një mbështetje e rëndësishme për OKB-në dhe OKB-ja thotë se Kina është një partner i rëndësishëm. Kina ju përmbahet dhe i respekton principet e Kartës së OKB-së dhe i plotëson të gjitha detyrat e saj."

Por në asnjë vend tjetër në botë nuk ka kaq shumë dënime me vdekje si në Kinë. Organizata humanitare "Amnesty International" flet për 1000 ekzekutime në vit, ekspertë kinezë flasin madje për 8.000 në vit. Të gjithë ata që kanë mendime të tjera politike përfundojnë në burg, shpesh edhe pa proces. Por këto informacione nuk përmenden nga kanali televiziv shtetëror kinez.

  • Data 19.05.2006
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpw
  • Data 19.05.2006
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpw