1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin e virusit korona

25 Dhjetor 2021

Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin e virusit Corona në qytetin e Xi'anit, i cili gjendet në gjendje shtetrrethimi.

https://p.dw.com/p/44oXa
China I Coronavirus in Xi'an
Fotografi: STR/AFP

Inspektoriati Qendror për Disiplinën njoftoi se 26 zyrtarë të Partisë Komuniste kanë marrë qortim për "rreptësi të pamjaftueshme në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të infektimeve me korona".

China I Coronavirus in Xi'an
Fotografi: STR/AFP

Kina, ku virusi korona u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është në gjendje gatishmërie të lartë sa u përket infeksioneve të reja, sepse po përgatitet për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në muajin shkurt në kryeqytetin e vendit, Pekin.

China I Coronavirus in Xi'an
Fotografi: China Daily/REUTERS

Në Xi'an u regjistruan 49 raste të tjera infektimi me korona, duke e çuar javët e fundit në më shumë se 250 vetë numrin e përgjithshëm të të infektuarve.