Karnavali si mision jete | Gjermania | DW | 19.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Karnavali si mision jete

Për organizuesit koha e karnavaleve nuk ka kufij

Karnavalistë në Këln

Karnavalistë në Këln

Kush vjen këto ditë në Renani nuk duhet të çuditet kur njerëz krejt të panjohur t'i bëjnë thirrje në rrugë që të tundet. Është karnaval. Njerëzit kalojnë me veshje të veçanta nëpër rrugë, konsumi i alkoolit rritet me shpejtësi dhe prej të gjitha anëve ushton e njëjta muzikë. Për disa kjo është një arsye për tu larguar, për të tjerë karnavali është kulmimi i gjithë vitit. Në kështjellën e karnavaleve Këln në këtë muaj zhvillohen pothuajse përditë takime karnavalesh. Se si rrjedhin ato dhe me çfarë kujdesi planifikohen, këtë na e tregon autoja e këtijh informacioni. Ajo ishte e pranishme në takimin tradicional të shoqatës karnavaliste 'Große Kölner'.

Duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dorë marshojnë: jeck-ët e shoqatës karnavalistike "Große Kölner". Jeck-ët, ky është përshkrimi në dialektin e Këlnit për pjesëmarrësit në karnaval. Kërcimtare me funde të verdha, partnerët e tyre me çizme të rënda të zeza, drejtuesi i mbledhjes dhe shoqëruesit e tij me frak të kuq dhe mme kapele karnavalesh shumëngjyrshe në kokë. Salla është mbushur deri në vendin e fundit. Rreth 1.300 vetë janë ulur në tavolinat e gjata të bardha, të gjithë me kostume kuptohet. Indianë me pamje të egër festojnë krahas piratëve hijemëdhenj, klounë me hundë me dritë të kuqe tunden bashkë me ëngjëj, krahët e bardhë të të cilëve valëviten rrezikshëm

Çdo vit nga e para, çdo vit të njëjtat këngë, dhe çdo herë është bukur - për shumicën të paktën. Kush nuk e pëlqen karnavalin bën mirë të largohet nga Këlni në këto ditë. Por kush është vërtet nga Renania, për të e ashtuquajtura stinë e pastë e vitit qëndron mbi të gjitha. Kështu edhe për Walter Laschet-in. Ai është 50 vjeç dhe është përgjegjës për planifikimin dhe ecurinë e veprimarive karnavaliste të shoqatës 'Große Kölner'. Një punë, e cila këto ditë i merr shumë orë kohë - dhe e gjitha kjo pa pagesë. Të ardhurat e veta i siguron ditën si drejtues sektori në një shoqëri sigurimesh, mbërmjeve e ka radhën karnavali. Kjo funksionon mrekullueshëm, thotë, megjithëse netët janë nganjëherë shumë të shkurtra.

"Sapo mbërrin këtu, je shumë i përqendruar dhe sapo je në zyrë je po ashtu i përqendruar, por me tu ulur diku, qoftë në tramvaj apo në divan, atëherë natyrisht që të zë gjumi."

Pra më e mira është të mos ulesh fare, të mos pushosh, por të vazhdosh punën dhe të vazhdosh të festosh.

Programi është përcaktuar që dy vjet më parë. Muzikantët, sallat e festës dhe edhe humoristët e karnavalit duhen porositur herët, përndryshe nuk gjen më.

"Banori i Renanisë, si ta përshkruajmë banorin e Renanisë? Le ta krahasojmë për shembull njëherë me banorin e Vastfalisë. Banori i Vestfalisë zgjohet në mëngjes ... kemi njeri nga Vestfalia këtu?

Pëlqehen shakatë për veçoritë rajonale. Dhe me të vërtetë në sallë nga ka vetëm banorë të Renanisë, por edhe të Vestfalisë, Bavarisë dhe Frisisë lindore. Disa banojnë këtu, të tjera kanë ardhur. Deri të Mërkurën e Përhime festohet, atëherë përfundon karnavali. Por jo për Walter Laschet-in, sepse përgatitjet zgjasin gjithë vitin. Për të karnavali është një mision jete.

"Ne e dëgjojmë muzikën edhe jashtë kohës së sesionit, kur udhëtojmë në verë me makinë për në Spanjë dëgjojmë muzikë karnavalesh. E kam me të vërtetë, kështu është. Edhe për pushime në verë. Duket si kot, por është gjë e bukur."

Në Këln dhe rrethina ka rreth 130 shoqata karnavalesh. Shoqata 'Große Kölner' është një nga më të mëdhatë, me popothuajse 500 anëtarë. Veprimtaritë e tyre i financojnë me kontributet e anëtarëve si dhe me anë të biletave dhe të sponsorëve. Një takim i tillë karnevalesh kushton pa frikë rreth 25.000 euro. Qiraja e sallës, artistët, shërbimi i rendit - të gjitha këto duhen paguar, thotë presidenti Joachim Wüst.

"Duhet të kryesh vërtet Controlling si një sipërmarrje ekonomike; unë marr çdo javë një njoftim se si ecën shitja e biletave, edhe në krahasim me vitin e kaluar. Ke në dispozicion shifrat për krahasim. Kemi controlling financiar, çdo javë marr një njoftim se si është statusi ynë financiar."

Sepse as një shoqatë karnevalesh nuk do të falimentojë. Përveç mjeteve financiare duhet siguruar brezi i ri. Ky vjen pjesërisht nga grupi rinor i shoqatës dhe nga grupi i kërcimit. Grupi i kërcimit stërvitet dy herë në javë, gjithë vitin. Shumica e kërcimtarëve janë në fillim ose nga mesi i të njëzetave dhe shfaqja që japin është akrobatike. Nga vertikalja mbi duar mbrapsht femrat rrëshqasin në sparkatë, të cilën njëra prej tyre e vazhdon më pas në ajër, e hedhur nga meshkujt. Për këtë duhet të ushtrosh shumë. Në kohën ekarnevaleve trupa është gjithë kohën e zënë. Kanë pothuajse përditë shfaqje, madje në disa ditë disa njëra pas tjetrës. Për veten nuk të mbetet shumë kohë. Por nuk ka gjë, thotë, Antje Böttcher, njëra prej kërcimtareve.

"Grupi është rrethi i shokëve dhe qenia gjithë kohën e angazhuar nuk ka rëndësi. Edhe kur të duhet të mësosh në autobus, sepse je duke ndjekur shkollën profesionale, universitetin, apo diçka tjetër. Të gjitha i kemi marrë parasysh. Pra qëndron në autobus, i ke gjërat me vete dhe je megjithatë i përfshirë. Je në turne me shokët e tu."

Karnavali bashkon - të paktën ata që e pëlqejnë karnavalin.

  • Data 19.02.2007
  • Autor Petra Lambeck
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxV
  • Data 19.02.2007
  • Autor Petra Lambeck
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxV