Jushtçenko kundër Janukovitç | Politika | DW | 03.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Jushtçenko kundër Janukovitç

Eskalon konflikti parlamentar në Ukrainë. Pas luftës së ashpër për pushtet fshihen interesa të mëdha ekonomike.

Presidenti Jushtçenko shpall zgjedhje të reja

Presidenti Jushtçenko shpall zgjedhje të reja

Kabineti nën rivalin e përhershëm të Jushtçenkos, Janukovitç ka refuzuar në një mbledhje gjatë mesnatës së sotme shpalljen e shpërndarjes nga ana e presidentit. Ministri i drejtësisë bëri fjalë për shkelje të kushtetutës, Vikto Jushtçenko, një nga figurat drjetuese të revolucionit të portokalltë në dhjetorin e 2004, dje në mbrëmje shpalli shpërndarjen e parlamentit, "Rada" më e lartë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në 27 Maj.

Në një fjalim televiziv presidenti i dobësuar politikisht i bëri thirrje popullit ukrainas për qetësi. Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme u përforcua mbrojtja e godinave të rëndësishme si parlamenti, rezindenca presidenciale dhe qeveritare, megjithatë gjendja në Kiev është e qete. Ministri i mbrojtjes bëri të ditur në mesnatë se ushtria do të zbatojë vetëm urdhrat e presidentit.

Jushtçenko vendosi shpërndarjen e parlamentit pasi në mbrëmjen e vonë dështuan negociatat mes drejtuesve të partive dhe fraksioneve parlamentare dhe kryetarit të parlamentit.

Ka muaj që ka eskaluar konflikti mes koalicionit qeveritar dhe kryeministrit Janukovitç nga njëra anë si edhe forcave përfaqësuese të revolucionit të portokalltë nga ana tjetër. Sipas supozimeve pas korruptimit mjaft deputetë kanë ndërruar kampin duke ndryshuar kështu balancën e pushtetit. Me disa ndryshime të tjera parlamenti do të kishte arritur që me votat e komunistëve, socialistëve dhe bllokut prorus "Partia e rajoneve" të ndryshonte kushtetutën dhe të shfuqizonte presidentin. Pikërisht kësaj ju kundërvu Jushtçenko, këtë herë i mbështetur edhe nga ish-aletja e tij, Julia Timoshenko.

Janukovitç dhe kabineti i tij nuk duan të pranojnë shpërndarjen e parlamentit. Madje në mesnatë 255 deputetë pro qeverisë votuan kundër dekretit presidencial, si edhe refuzuan vënien në dispozicion të mjeteve financiarepër zgjedhjet e reja në 27 Maj dhe shpërndanë komisionin zgjedhor.

Sipas gjasave duket se mijëra përkrahës të Janukovitçit janë duke ardhur drejt Kievit. Por edhe forcat e revolucionit të portokalltë me Jushçenkon dhe Timoshenkon do të mblidhen në Kiev për të shprehur këmbënguljen e tyre për vazhdimin e kursit properëndimor. Blloku i Timoshenkos përshëndeti zgjedhjet e reja, megjithëse fitorja e opozitës është fare e pasigurtë.

Analistët shprehen se pas luftës së ashpër për pushtet në Ukrainë fshihen interesa të mëdha ekonomike.


  • Data 03.04.2007
  • Autor Horst Klauser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmc
  • Data 03.04.2007
  • Autor Horst Klauser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmc