Jo imigrim, por integrim | Gjermania | DW | 01.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Jo imigrim, por integrim

Njohuritë e gjuhës, parakusht për migrantët - Merkel e kalon postin e së ngarkuarës së qeverisë për migrimin në varësi të saj

Angela Merkel në Bundestag

Angela Merkel në Bundestag

Për kancelaren e re kristiandemokrate është më se e qartë: Kush do të jetojë në Gjermani, duhet të mësojë gjuhën dhe të tregojë gatishmëri për integrim: "Shoqëri paralele, që nuk respektojnë vlerat bazë të bashkëjetesës në vendin tonë, nuk shkojnë me këtë mendësi," - tha Merkel të mërkurën në Bundestag. Ajo tregoi vendosmëri në mostolerimin e dukurive që bien në kundërshtim me këto vlera: "Martesa të detyruara ose vrasje për "çështje nderi" – të dyja këto terma të tmerrshëm – nuk kanë ç‘të kërkojnë në shoqërinë tonë," – tha Merkel.

Dy ditë më parë qeveria caktoi ne postin e Ministres së shtetit për migrim, integrim dhe refugjatë, Profesoren, Maria Bëmer. Ky post më parë ishte nën kontrollin e ministrisë së brendshme të socialdemokratit, Oto Shili dhe në dorë të ekologjistsve, dhe pikërisht të Mari-Luize Bek. Kalimi i kompetencave nën varësinë e kancelares ishte një hap që u përshendet madje edhe nga përfaqësuesit e Partisë së Majtë, të dytës për nga madhësia në opozitë. "Jam e lehtësuar, që ky post kaloi në zyrën kancelare e jo në ministrinë e brendshme, sepse problemet e integrimit janë tashmë tema mbarëshoqërore," - tha zëdhënësja e grupit parlamentar për çështje të brendshme, Petra Pau. "Por kjo mendësi nuk paqyrohet kurrsesi në marrëveshjen e koalicionit, aty njerëzit me sfond migrimi trajtohen sikur të ishin kriminelë dhe faktorë shqetësues. Më prek fakti, që kancelarja sot nuk dha as edhe një përgjigje për problemet e tyre," – u ankua më tej deputetja e të majtëve.

Për momentin janë afro 200 mijë migrantë dhe të ardhur të rinj që po vizitojnë kurse gjuhe dhe integrimi, siç parashikon ligji i ri emgracionit. Për deputeten opozitare, Zilke Shtokar nga partia e të Blertëve kjo ofertë është e pamjaftueshme. Numri i migrantëve që duan të regjistrohen nëpër kurse gjuhe është shumë më i madh se i ofertave, tha ajo. "Përsa kohë që situtata mbetet e tillë, nuk mund t'ua hedhim fajin të huajve. Nga qeveria pres, që ta vërë në jetë ligjin e migracionit dhe të financojë më shumë kurse," – apeloi deputetja e fraksionit Të Blertë.

Dilema e ilegalëve

Në mes të fjalive të ministrit të brendshëm, Volfgang Shojbles, mund të nënkuptohej një gatishmëri e pjeshme për t'u dhënë leje qendrimi familjeve të ish-refugjatëve që jetojnë me Duldung për një kohë shumë të gjatë. "Për familje që jetojnë prej kohësh e me fëmijë dihet që nuk ka kuptim më të kthehen, por dihet në anën tjetër, që shumë prej tyre, kanë ardhur në mënyrë ilegale dhe që ndoshta në këtë mënyrë ne mbështesim ata që i kanë sjellë, pra krimin e organizuar." Ministri kristiandemokrat kërkoi bashkëpunim: "Ju lutem, që të vrasim mendjen për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë, por ajo nuk duhet të jetë e lehtë."

Në konferencën e ardhshme të ministrave të landeve, që do të mbahet në datat 7 dhe 8 dhjetor në Shtutgart, në Baden Vyrtemberg, pritet që të trajtohet mundësia e rregullimit të lejes së qendrimit për një grup të caktuar të huajsh, që janë me Duldung. Sipas statistikave, afro 60 mijë persona janë nga Kosova.

  • Data 01.12.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar29
  • Data 01.12.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar29