1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Izraeli dhe Irani

Irani po përpiqet të zgjerojë kufijtë e ndikimit në rajon. Kjo e ka detyruar Izraelin ta pengojë atë. Irani synon një rol hegjemonik, që për mendimin e Izraelit e kalon masën e lejuar.

Si forcat izraelite, ashtu edhe Hizbollatë po përgatiten për një përshkallëzim intensiv. Në këtë kuadër, Izraeli mund të ndërhyjë ushtarakisht në Liban, kurse Hizbollatë të godasin me raketa iraniane me rreze të mesme veprimi. Një konflikt i tillë do të ishte lufta e tretë në Liban. Sidoqoftë, midis Izraelit, Libanit dhe Iranit nuk ka konflikte territoriale. Në plan afatgjatë, nuk ka asnjë arsye pse Izraeli dhe Irani të mos ulen një ditë në një tryezë bisedimesh.