Ish-presidenti turk Demirel ndërron jetë
17 Qershor 2015Për një gjysmë shekulli Demirel ishte një nga figurat dominuese në politikën turke. Midis viteve 1960 dhe 1990, ai ishte shtatë herë kryeministër, para se ta kurorëzonte karrierën e tij politike në vitin 1993 me postin e Presidentit. Qeveria e tij u bë e njohur si nismëtare e një ndryshimi ekonomik dhe social, por edhe për nepotizëm dhe korrupsion.
Njeriu i panjohur në fushën politike Demirel
Demireli hyri në arenën politike kur ishte gati 40 vjeç. Në vitin 1960 qeveria e kryeministrit Adnan Menderes mori fund pas një grushti shteti ushtarak dhe si pasojë shumë ish-figura kryesore të politkës turke u ekzekutuan apo internuan duke lënë pas një vakuum. Kjo i dha hapësirë partisë së re të qendrës së djathtë "Partia e Drejtësisë", të kryesuar nga inxhinieri pa përvojë politike, Demirel.
Tranzicioni në moshën e industrisë
Stili i tij populist, përdorimi i simboleve islame dhe një politikë që e cila solli me vete standard më të lartë jetese për turqit, e bënë "Sulun" "bariun" sikurse e quanin Demirelin për shkak të prejardhjes së tij fshatare, shpejt një njeri të dashur për zonat konservatore fshatare. Qeveria Demirel arriti të kombinojë interesat e popullsisë fshatare me sfidat që ofronte epoka e industrializimit në Turqi. Por në fillim të viteve 1970 kur në vend pati trazira sociale, mandatit të tij të parë si kryeministër i dha fund një grusht ushtarak shteti.
Shtatë vjet president
Pasi u kthye në pushtet në vitin 1980 Demireli u gjend përsëri në një koalicion të paqëndrueshëm, i cili mori fund përsëri vetëm pas pesë vjetësh prej një grushti shteti. Vetëm në fillim të viteve 1990 Demireli arriti të kthehet në postin e kryeministrit para se të zëvendësonte në vitin 1993 Turgut Ozalin në postin e Presidentit turk. Këtë post e mbajti shtatë vjet deri sa në vitin 2000 doli zyrtarisht nga politika. Por zëri i tij kishte ende peshe. Në prill të të njëjtit vit ai u nderua nga presidenti atëhershëm gjerman Johannes Rau, me një medalje të veçantë të Republikës Federale të Gjermanisë, Kryqin e Madh për Merita.