1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Irani hedh poshtë propozimin pakistanez për armëpushim

dpa afp, Reuters, kna
6 Prill 2026

Propozimi pakistanez për armëpushim në luftën mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit parashikonte si hap të parë një armëpushim 45-ditor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Udhëheqja e Iranit e hodhi poshtë atë.

https://p.dw.com/p/5BkW4
Flamuri i Iranit
Irani e hodhi poshtë propozimin pakistanez për armëpushimFotografi: Morteza Nikoubazl/NurPhoto/picture alliance

Udhëheqja iraniane e hodhi poshtë propozimin e bërë nga Pakistani për armëpushim në luftën me SHBA-në dhe Izraelin. Republika Islamike kërkon një përfundim të përhershëm të luftës, njoftoa agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA. Përgjigja e Iranit ndaj propozimit për armëpushim i është dërguar Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetësues. Përgjigja përbëhet nga dhjetë pika, ndër të cilat përfundimi i konflikteve në rajon, një protokoll për kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, heqjen e sanksioneve dhe rindërtimi, thuhet në raport.

"Fundi i luftës vetëm me garanci"

Kreu i misionit diplomatik të Iranit në Kajro, Mujtaba Ferdussi Pur, i tha Associated Press se vendi i tij nuk do të pranonte thjesht një armëpushim. "Ne pranojmë një përfundim të luftës vetëm me garanci se nuk do të sulmohemi përsëri." Lidhur me Ngushticën e Hormuzit - tha Pur - përfaqësues nga Irani dhe Omani po punojnë për një mekanizëm për të menaxhuar këtë rrugë ujore me rëndësi strategjike.

Iran Teheran - trupat e shpëtimit duke kërkuar për viktima në rrënoja
Trump kërcënoi se nëse Irani nuk do të ndryshojë qëndrim, ushtria amerikane do të sulmojë termocentralet dhe urat në Iran.Fotografi: Iranian Red Crescent/UPI Photo/IMAGO

Trumpi lëshon një ultimatum të ri

Të dielën (05.04.) presidenti amerikan Donald Trump i dha Iranit një afat deri në orën 2 të mëngjesit sipas orës verore të Evropës Qendrore që të hapë Ngushticën e Hormuzit. Ai kërcënoi se nëse Irani nuk do të ndryshojë qëndrim, ushtria amerikane do të sulmojë termocentralet dhe urat në Iran. Trump më parë i kishte lëshuar disa ultimatume Iranit, por i zgjati më pas ato.

Uashington 2026 | Donald Trump në një konferencë për shtyp
Në një konferencë për shtyp Donal Trumpi kërcënoi Iranin se do të sulmojë infrastrukturën e tij civile Fotografi: Evelyn Hockstein/REUTERS

Në një konferencë për shtyp Trumpi e përsëriti këtë ultimatum dhe kërcënimin e tij për të sulmuar infrastrukturën civile nëse Irani nuk do t'i përgjigjet kërkesës. "I gjithë vendi mund të zhduket brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër", tha Trumpi. SHBA-ja ka një plan për të shkatërruar çdo urë dhe për të mbyllur çdo termocentral, tha Trumpi.

I pyetur nëse një gjë e tillë përbën krim lufte, presidenti amerikan tha se për këtë "nuk e vret aspak mendjen".

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh