"Albania, go your own way" është slogani i stendës shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. 28 operatorë prezantojnë ofertat e tyre në panairin më të madh të turizmit në botë. Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, pranon se turizmi shqiptar ka përpara shumë sfida dhe shpjegon prioritet e strategjisë së turizmit dhe planet e qeverisë për të përmirësuar cilësinë e tij.