Incidentet në rrethin e Shkodrës pengojnë fillimin e votimeve në disa njësi | Ballkani | DW | 23.06.2013
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Incidentet në rrethin e Shkodrës pengojnë fillimin e votimeve në disa njësi

Votimet e 23 qershorit në Shkodër, vijnë pas një fushate elektorale që megjithëse konsiderohet si nga më të rrugulltat dhe më të qetat se fushatat e mëparshme, nuk kanë munguar incidentet.

Vetëm dy ditët e fundit ka pasur tri shpërthime me lëndë eksplozive. Pas shpërthimit një ditë më parë në banesën në rikonstruksion të kryetarit të Partisë Demokratrike në Shkodër, Astrit Bushati, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, në mëngjesin e sotëm në komunën e Shalës, ka pasur dy shpërthime eksplozivi. Fillimisht është dëmtuar hidrocentrali i Ndërlysës në këtë komunë duke ndërprerë energjinë elektrike për disa fshatra në këtë zonë. Pak minuta më vonë një tjetër shpërthim ka dëmtuar sërish urën në rrugën që të çon në fshatin turistik të Thethit. Në paraditen e së dielës (23.06.2013) është bërë i mundur riparimi i urës dhe rikthimi në normalitet në qarkullimin e automjeteve. Ende nuk filluar procesi zgjedhor në 8 komunat e Zonës së Dukagjinit, 5 qendra në komunën e Shalës dhe 3 të tjera në atë të Shoshit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Aktualisht po punohet për sjelljen në normalitet të kësaj zone dhe fillimin e procesit zgjedhor.

Në Qarkun e Shkodrës votohet në 438 qendra votimi që i përkasin 8 zonave zgjedhore të rretheve Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe. 250 mijë e 808 zgjedhës figurojnë në listat e votuesve të këtij qarku, 88 mijë prej të cilëve i përkasin qarkut të Shkodrës që pritet të votojnë në 134 qendrat e votimit të hapura në këtë bashki. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në qarkunn e Shkodrës janë angazhuar rreth 400 forca policie, të cilat sipas autoriteteve të rendit do të mbulojnë edhe zonat më të thella. Ndërkohë që për mundësinë e komunikimit me këto zona, janë vënë në dizpozicion edhe aparate telefonike satelitore.