Holanda votoi kundër kushtetutës evropiane | Evropa | DW | 02.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Holanda votoi kundër kushtetutës evropiane

Pas Francës edhe qytetarët e Holandës në referendum i thanë jo kushtetutës evropiane.

Jo

Jo

Në të gjitha sondazhet para këtij votimi thuhej se kundërshtarët e kushtetutës janë në epërsi, mirëpo kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende deri në momentin e fundit shpresonte një përgjigje pozitive. Ai mbrëmë shfrytëzoi rastin që edhe një herë tu bëjë ftesë qyetarëve.
"Në qoftë se flisni për qëndrueshmërinë dhe forcën e ekonomisë evropiane; në qoftë se flisni për luftën kundër terrorizmit në Evropë dhe në qoftë se flisni për më shumë demokraci dhe efikasitet në Evropë, atëherë duhet t'i thoni po kushtetutës evropiane", tha ai. Mirëpo, ftesat e Balkenendes ishin të kota. Shumica dërmuese e holandezëve të prirë nga paknaqësitë me politikën e brendëshme dhe nga frika e humbjes së identitetit kombëtar, i thanë jo kushtetutës së parë të Bashkimit Evropian. Sipas llogarive të para, rreth 63 përqind e qytetgarëve votuan kundër, kushtetutës ndërkohë që rreth 37 përqind e holandezëve ishin pro.
Të drejtën e votës kishin 12 milionë holandezë. Pas votimit, kryeministri Balkenende u përpoq që fajjin ta hedhë mbi BE.
"Bashkimi Evropian duhet të japë llogari për këtë votë të qytetarëve holandezë", deklaroi ai duke shtuar se ndër fajtorët kryesor janë ngarkesat financiare të Holandës. Balkenende ishte i dëshpruar për shkak të përgjigjes shumë të qartë refuzuese. Ndonëse kushtetuta e Holandës parashikon mundësinë që deputetët të vendosin ndryshe nga rezultatet e referendumit, Balkenende theksoi se Holanda dërgoi një sinjal të qartë refuzues. Kjo përgjigje është shumë e qartë edhe për shkak të pjesëmarrjes shumë të lartë prej gati 65 përqind në votim.
Mediat holandeze njoftojnë se më shumë se 80 përqind e deputetëve janë për miratimin e kushtetutës së re. Për ditën e sotme është parashikuar debati i parë evropian në parlament. Ndërsa vendimi definitiv i parlamentit të Holandës do të merret në vjeshtë. Sidoqoftë votimi holandez ka shkaktuar dëshpërim tek qarqet politike në Bruksel, Berlin dhe qendrat tjera të cilat i kanë thënë po kushtetutës së re.
Udhëheqësi i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, Zhan Klod Junker, është i mendimit se megjithë përgjigjet e fundit negative, ratifikimi i kushtetutës evropiane në vendet tjera duhet të vazhdojë. Sa i përket rezultateve në Francë dhe Holandë ai u shpreh:
"Holandezët i thanë jo kushtetutës evropiane, por ata kanë votuar ndryshe nga francezët. Argumentet në Holandë ishin të ndryshme nga ato në Francë. Pas debateve dhe përgjigjeve negative në Francë dhe Holandë, mund të konkludojmë se shuma e argumenteve që kanë sjellë deri te përgjigja negative me të vërtetë ishte impresionuese", theksoi Junker.
Ndërsa kryetari i fraksionit të deputetëve socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Martin Shulc deklaroi se: "Rezultati i referendumit holandez është dëshpërues. Rezultati ishte shumë bindës, por nga këto dy referendume kanë ardhur mesazhe të ndryshme. Megjithatë, mesazhi kryesor ishte se votimi për kushtetutën evropiane ishte edhe votim për situatën e brendëshme politike në këto vende", theksoi deputeti socialdemokrat gjerman Martin Shulc.

  • Data 02.06.2005
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEE
  • Data 02.06.2005
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEE