1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Harmonia fetare-Vlera qё mund tё ofrojё Shqipёria nё Europё

4 Qershor 2017

Shqipёria, ku janё tё pёrfaqёsuar tё tria besimet: maysliman, katolik dhe ortodoks, e ruan harmoninё fetare si njё aset solid tё shoqёrisё. Pёr kёtё diskutuan nё Berlin pёrfaqёsues tё komuniteteve fetare nga Shqipёria.

https://p.dw.com/p/2e6Gp
Deutschland - Berlin Veranstaltung Interreligioese Dialog mit vertretern aus Albanien
Fotografi: DW/V. Filaj-Ballvora

"Komunitetet fetare nё Shqipёri: njё model frymёzues i harmonisё fetare nё kohёt e ekstremizmit fetar", ishte tema e njё forumi zhvilluar nё Berlin (02.06.2017) me nismёn e Ambasadёs sё Shqipёrisё nё Gjermani dhe me mbёshtetjen e organizatёs sё ndihmёs Nehemiah Gateway. Ambasadori i Shqipёrisё nё Berlin, Artur Kuko, nёnvioi, se bashkёekzistenca paqёsore e religjoneve duhet tё pranohet si njё vlerё e rёndёsishme evropiane qё Shqipёria mund ta ofrojё me krenari nё BE. Pёr fёmijёt tanё ёshtё e natyrshme qё tё rriten duke dёgjuar nga dritaret e shtёpive si lutjen e myslimanёve nga xhamia, ashtu edhe jehonёn e kёmbanave nga kisha, tha ai.

Sot mё shumё se kurrё harmonia fetare nuk mund tё jetё vetёm njё dёshirё, por ajo ёshtё domosdoshmёri. Bota ka nevojё sot pёr dialog e harmoni ndёrfetare, pikёrisht nё kohёn kur pёrmes teknologjive tё reja po pёrhapen edhe keqinterpretimet e besimit dhe po nxitet ekstremizmi fetar. Kёshtu u shpreh Gazmend Aga, nёnkryetar i komunitetit mysliman nё Shqipёri nё fjalёn e tij. Ai nёnvizoi, se nё dialog me drejtuesit e besimeve tё tjera nё Shqipёri synohet qё tё nxirren tё pah vlerat e pёrbashkёta mes kёtyre besimeve nё frymёn e traditёs shekullore tё mirёkuptimit mes feve, qё kanё shёrbyer gjithmonё nё Shqipёri si faktor stabilizues dhe madje kanё kontribuar nё ruajtjen e identit kombёtar pёrtej besimit. Nё tё njёjtёn frymё u shprehёn edhe pёrfaqёsuesit e komuniteteve tё tjera fetare, peshkopi Andon (Merdani), metropoit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Albanien Shkodra Kirche und Moschee
Fotografi: DW

Dom Gjergj Meta, vikar i pёrgjithshёm i dioqezёs sё Tiranёs e Durrёsit dhe zёdhёnёs i konferencёs sё ishpekёve shqiptarё, duke thekuar tё njёjtёn vlerё tё harmonisё fetare nё Shqipёrinё sekulariste, ai tёrhoqi vёmendjen pёr domosdoshmёrinё, qё tё punohet dhe tё mbrohet kjo vlerё pёr ta ruajtuar atё edhe nё tё ardhmen.

Sfida e sotme nё botёn e kёrcёnuar prej ekstremizmit dhe terrorizmit ndёrkombёtar kёrkon qё ngjarjet tё analizohen nё kontekstin e kohёs, e aq mё tepёr rёndёsi fiton nё kёtё kontekst shpirti i dialogut dhe harmonia fetare, siҁ ekzsiton tradicionalisht nё Shqipёri. Nё kёtё aspekt u pёrqendrua nё fjalёn e tij, Edmon Brahimaj, Baba Mondi, kryegjyshi i komuniteti tё bektashinjve nё Shqipёri.

Bujar Nishani: Harmonia fetare ADN e shoqёrisё shqiptare

Harmonia fetare ёshtё njё nga shtyllat qё mban Shqipёrinё dhe njё model pёr Evropёn - tha presidenti i Shqipёrisё Bujar Nishani, i cili mori pjesё nё kёtё aktivitet nё Berlin. Nishani nё fjalёn e tij e cilёsoi harmoninё fetare si ADN-nё e shoqёrisё shqiptare dhe modeli me i mire qe Shqiperia mund t'i jape Evropes sot ne keto kohera te rrezikut nga terrorizmi qe vjen edhe si pasoje e keqinterpretimit te feve. Nishani nёnvizoi: Jam shumё i gёzuar, qё ky aktivitet zhvillohet nё Berlin, kryeqyteti i Gjermanisё, njё vend sot qё ofron modelin mё tё mirё tё vlerave, tё bashkёekzistencёs paqёsore, tё tolerancёs dhe tё mirёkuptimit.

Duke e verёsuar dialogun ndёrfetar si njё tematikё shumё sensisitive tё kohёs dhe shembullin e Shqipёrisё si unik, koordinatori pёr ҁёshtjet fetare nё Parlamentin Fearghas O'Bearami theksoi, se  nё mbyllje tё kёtij takimi, se njё aktivitet i ngjashёm duhet tё zhvillohet edhe Bruksel pёr tё prezantuar kёtё vlerё europiane tё Shqipёrisё.