1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapje kufijsh

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkon nga BE më shumë ndihma. Në rast të kundërt ai kërcënon t'i lejojë ata të kalojnë kufijtë drejt Europës.

Turqia ka pranuar rreth 3,6 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër i botës. BE-ja i premtoi Turqisë t'i japë gjashtë miliardë euro në kuadër të të ashtuquajturit deal për refugjatët. Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud tha, se BE-ja deri tani janë lëvruar 5,6 nga 6 miliardë eurot dhe pjesa tjetër do të pasojë së shpejti.