1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet viti polar ndërkombëtar

Hardy Graupner2 Mars 2007

Në Gjermani filloi Viti Polar Ndërkombëtar, në hapjen solemne të të cilit në Berlin u mblodhën shkencëtarë që po diskutojnë mbi sfidat më të mëdha të 50 viteve të ardhshme.

https://p.dw.com/p/ArJJ
Fotografi: Anne Hormes/Alfred-Wegener-Institut

Një tjetër aspekt në këtë diskutim është edhe studimi i poleve të ngrira të Tokës. Aktivitetet gjatë Vitit Polar, që në të vërtetë do të vazhdojnë deri në vitin 2009, po koordinohen në të gjithë botën, në një kohë kur kërcenimi i ngrohjes dhe i ndotjes globale po rritet.

Më mirë po zbulohet pjesa e errët e hënës se sa disa rajone në vendet polare, u shpreh kryetari i komisionit gjerman për "Vitin Polar Ndërkombëtar", Reinhard Dietrich. Sipas tij duhet urgjentisht të bëhet një hap i madh për të mbledhur më tepër njohuri për skajet e ngrira të planetit tonë dhe që të kuptojmë pasojat e ndryshimeve klimaterike për rajonet polare. Me një dinamikë të paparë deri më sot, 50000 shkenctarë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në 200 projekte të ndryshme në rajonet polare, duke filluar me studime mbi shkrirjen e akullit në Groenland, me matjen e shpejtësisë së rrymave të oqeanit dhe me programe për mbrojtjen e ariut polar dhe të pinguinëve.

Alfred Vegener nga Instituti për Hulumtime Polare do të vazhdojë për shembull të merret me gazin e metanit në shtresat e përhershme të ngrira, dhe me rreziqet që mund të pasojnë, nëse ato me shkrirjen e akullit depërtojnë në ajër:

"Po i percjell emisionet e gazrave të të ashtuquajturës "shtëpia e gjelbërt" (greenhouse) në vendet me akull të përhershëm. Kjo është me rëndësi, sepse sasi të mëdha të karbonit organik fshihen në akullin e përhershëm. Me fillimin e shkrirjes graduale të akullit këto sasi fillojnë të dekompozohen. Deri më tani nuk është e qartë, se çfarë intensiteti kanë burimet e këtyre gazrave dhe çfarë ndikimi do të kenë ato."

Andreas Doernberg nga instituti gjerman i fizikës atmosferike interesohet më tepër për origjinën e rrymave të shkaktuara nga erërat e fuqishme, të cilat në vitet e fundit kanë përfshirë shumë vende të botës.

"Të gjitha lëvizjet atmosferike shkaktohen kryesisht nga ndryshimet e temperaturave. Të gjitha rrymat lidhen me dallimet e temperaturës, pra, çdo ndryshim në vendet e ftohta polare do të ndikojë në sistemet e presioneve të larta dhe të ulëta atmosferike në vendet e tjera."

Kërkimet shkencore, që duhet të bëhen në kuadër të Vitit Polar Ndërkombëtar shërbejnë edhe për të kuptuar më mirë, se në ç´ përmasa ndryshimet e sotme klimatierike janë të shkaktuara nga vet njerëzit. Ka akoma shumë njerëz, që mendojnë se faktori human nuk është i rëndësishëm për ndryshimet klimaterike. Mirëpo Alfred Sachs nuk është dakord me këtë:

"Unë mendoj se ne mbajmë përgjegjësi, së paku pjesërisht. Ne i rrisim ciklet e vërteta natyrore. Me kontributin tonë që i japim cikleve natyrore, ne do të kishim mundësi të kontribuojmë dhe ta ngadalsojmë përkeqsimin e tyre.

Me rastin e celebrimit të fillimit të Vitit Polar Ndërkombëtar, një grup përfaqësuesish të banorëve të rajoneve polare kërkoi që njerëzve të këtyre zonave t´iu kushtohet vëmendje më e madhe në projektet hulumtuese duke argumentuar se ato janë të parët, që preken nga ndryshimet klimaterike.

Njëri prej tyre ishte edhe Gerth Peoten nga Groenlanda: "Jam sot këtu që tu tregoj shkenctarëve dhe organizatave se ato duhet të kenë parasysh edhe mendimin e njerëzve në vendet polare. Duhet të ketë bashkpunim më të gjërë mes vendasve dhe shkenctarëve. Thjesht duam të tregojmë se edhe ne jemi këtu dhe duam gjithashtu të japim mendimin tonë."