Ne përdorim identifikues pajisjesh për të përmirësuar ofertën tonë për ju. Më shumë informacion mund të gjeni në sqarimet për politikën tonë të privatësisë (dhe te settings).
Informacione nga Greqia dhe mbi Greqinë
Komisioni Evropian tha se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve financiare. Kjo shënon fundin zyrtar të krizës së borxheve që nisi në vitin 2010.
Shërbimi sekret grek ka përgjuar një gazetare dhe një politikan me emër të opozitës. Skandali mund t'i shkaktojë një krizë serioze kryeministrit Mitsotaqis.
Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, mbajti qëndrim të qartë pro Greqisë në mosmarrëveshjen me Ankaranë për ishujt e Detit Egje.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, takohet më 29 korrik në Athinë me kolegun grek, Nikos Dendias. Pas kësaj ajo shkon në Turqi. A mund të ndërmjetësojë ministrja gjermane midis dy vendeve?
Plani i emergjencës për gazin që ka propozuar Brukseli për këtë dimër ka shkaktuar debate të nxehta mes vendeve të BE-së.
Rrëzimi i një avioni të ngarkuar me armë serbe në Greqi ngre shumë pyetje lidhur me praktikat korruptive në industrinë e mbrojtjes të Serbisë dhe eksportet jo transparente të armëve në vend.
Qeveria greke do të protesotjë në rrugë diplomatike lidhur qendrimin e Serbisë ndaj rrëzimit të avionit transportues në fundjavë në veri të Greqisë.
Në Gjermani për ditën e martë priten temperatura deri në 40 gradë. Njerëzit në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Greqi prej ditësh po përballen me temperatura ekstremisht të larta dhe zjarre nëpër pyje.
Grekët tremben, se rritja e çmimeve mund të ulë numrin e turistëve këtë verë.
Edhe këtë verë kanë shpërthyer zjarre në Greqi, por vitin e kaluar përmasat e tyre kaluan çdo lloj përfytyrimi. Athina ka premtuar se për këtë verë janë nxjerrë mësime nga gabimet në të shkuarën...por a është vërtet kështu?
Reporteri grek, Thanasis Koukakis pa dashur ra viktimë e një aplikacioni përgjimi me emrin Predator. Muaj me radhë të panjohur kishin qasje tek të gjitha të dhënat e tij në celular, po kush fshihet pas këtyre përgjimeve?
Rritet varfëria edhe në Gjermani
Në telefonin e një gazetari në Greqi u gjend aplikacioni i përgjimit, Predator. Kush është përgjegjës për këtë? Gjurmët të çojnë në qarqet më të larta greke.
Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë më" të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Micotaqis.
Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, që ndodhet në Tiranë për të ndjekur “Javën e Kulturës greke” në Shqipëri, kërcënon nëse ngrihet çështja çame.