Goditje vendimtare kundër terrorizmit çeçen | Politika | DW | 11.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Goditje vendimtare kundër terrorizmit çeçen

Udhëheqësi i rebelëve Basajev dhe disa banditë të tjerë ishin duke përgatitur një akt terrorist në Ingusheti

Terroristi i shumëkërkuar nga rusët, Basajev

Terroristi i shumëkërkuar nga rusët, Basajev

Udhëheqësi i rebelëve çeçenë, Shamil Basajev, sipas të dhënave zyrtare ruse është vrarë. Terroristi më i kërkuar i Rusisë po përgatiste një sulm në Veri të Kaukazit përpara të samitit të G8. Basajev u vra një natë më parë. Këtë ia komunikoi të hënën, shefi i shërbimit të brendshëm sekret rus FSB, Nikolai Patrushev, presidentit rus Vladimir Putin. "Në Ingusheti gjatë natës u krye një operacion special. Në valën e këtij operacioni u vra Basajevi dhe disa banditë të tjerë. Këta ishin duke përgatitur një akt terrorist në Ingusheti."

Prej kohësh ekzistonte frika se, terroristët çeçenë mund të ushtronin një sulm në Shën Peterburg në kohën e samitit të G8. Ndonëse askush nuk e di, nëse këto informacione të shërbimit sekret rus janë të vërteta, për Vladimir Putinin ky operacion ishte një sukses i madh: "Unë ju uroj ju dhe të gjithë punonjësit e trupave speciale që kanë përgatitur dhe kryer këtë operacion. Kjo është hakmarrja për fëmijët tanë të vrarë në Beslan, në Budjonovsk apo edhe në vende të tjera në Rusi. Por rreziku terrorist ende është ekzistent, ne duhet të vazhdojmë të punojmë me efikasitet."

Mbi Basajevin rëndonin një sërë rrëmbimesh dhe aktesh të përgjakshme. Në Budjonovsk në Jug të Rusisë në vitin 1995 ai mori peng një spital të tërë me mbi 1500 vetë, prej të cilëve 130 gjetën vdekjen. Në tetor 2002 me urdhër të tij terroristët sulmuan një teatër të Moskës, ku si pasojë gjetën vdekjen 129 njerëz. Në shtator 2004 Basajevi urdhëroi pengmarrjen në Beslan, 330 vetë gjetën vdekjen, ndër ta shumë fëmijë. Pothuajse një zëri të gjithë politikanët në Rusi e kanë përshëndetur vrasjen e Basajevit.

Kryeministri i Çeçenisë Rasman Kadyrov mendon, se së shpejti do të arrihet të vriten edhe terroristtë e fundit në Çeçeni. Kjo ditë ka rëndësi të madhe për Çeçeninë dhe për të gjithë Kaukazin. Ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë çeçene në emigracion deklaroi në Londër, se lufta për pavarësinë e Çeçenisë do të vazhdojë, por me mjete politike.

  • Data 11.07.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpF
  • Data 11.07.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpF