1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmet e hakerave në internet

Michael Knigge/ Aida Cama2 Mars 2013

Sulmi i madh i një hakeri kinez mbi objektivat amerikane është i pashembullt. Asnjëherë nuk është dokumentuar me kaq detaje një sulm i tillë në rrjet mbi objektivat amerikanë.

https://p.dw.com/p/17ozu
Njësia 61398 mendohet të ketë bërë spiunazh në rrjet në stil të gjerëFotografi: Reuters

Njoftimet e reja, sipas të cilave hakerat kinezë kanë spiunuar me vite të tëra firmat, mediat dhe institucionet amerikane, shoqërohet me një buzëqeshje të lodhur të ekspertëve të sigurisë ndërkombëtare. Të paktën qëkurse në vitin 2009 u bënë të njohura sulmet Ghostnet, është e qartë se hackerat kinezë jo vetëm që zotërojnë aftësitë për të kryer akte të mëdha spiunazhi, por i përdorin ato edhe në praktikë. Në atë kohë institucionet politike dhe ekonomike në rreth 100 shtete u infiltruan nga Ghostnet. Sipas një grupi ndërkombëtarë studiuesish Ghostnet, e drejtuar nga Kina, ishte një nga sulmet më të mëdha të spiunazhit në rrjet.

Shumë më të rëndësishme se sa lajmet për sulmez aktuale të hakerave kinezë, janë për specialistët edhe rrethanat e publikimit të lajmit dhe pasojat e tij politike. Në raportin e vet 78 faqesh, firma amerikane e sigurimit të teknologjisë së informacionit Mandiat, prezanton në mënyrë të detajuar se si një grup hakerash që vepron nga Shangai ka spiunuar 141 firma amerikane duke filluar nga viti 2006 dhe ka vjedhur qindra terabajt të dhënash. Sa për krahasim, arkivi në twitter i bibliotekës më të madhe të botës, US Library of Congress, ka pasur nga 2006 deri në 2010 një volum prej 170 miliardë tweets, përmban rreth 130 terabaj. Gjurmët e sulmit, të shpien sipas Mandiatit, në njësinë 61398 të ushtrisë kineze në Shangai."

China Hacking Vorwürfe Unit 61398
Njësia 61398Fotografi: Reuters

Dëshmi të qarta

"Më të rëndësishmët në raportin e Mandiantit nuk janë përfundimet, megjithëse dhe ato janë të rëndësishme," thotë Herb Lin, shefi i studiuesve për shkencat kompjuterikë dhe telekomunikacionin në National Academy of Sciences. "Shumë më i rëndësishëm është dokumentacioni i detajuar. "Që të fajësohet Kina për spiunazh në rrjet, kjo nuk është më risi, thotë edhe drejtori i Institutit Fraunhofer për teknologjinë e informacionit në Darmstadt, Michael Waidner. E papritura është pohimi i bërë qartë nga raporti i Mandiantit: "Deri tani kërkush nuk ka mundur të thotë me kaq siguri, ose të dëshmojë se nga vijnë sulmet".

Sulmet në rrjet nuk mund t`i vishen me siguri të plotë një sulmuesi. Megjithatë të dy ekspertët i vlerësojnë ndjekjen e gjurmëve dhe dokumentimin e bërë nga Mandianti, si bindëse dhe të besueshme. Pekini nuk është përpjekur deri tani t'i hedhë poshtë akuzat. Dhe ka arsye për këtë, mendon Nazli Choucri, profesore e shkencave politike në Institutin e Massachusetts për Teknologjinë dhe autore e librit "Cyber Politics in International Relations": "Kur ke vjedhur një biskotë dhe aty kanë mbetur shenjat e gishtave, atëherë imazhi i krijuar nuk është i mirë."

Për specialistët e teknologjisë së informacionit, është zinxhiri i dëshmive dhe publikimi i tyre një risi. Zakonisht raportet për spiunazh në rrjet nuk bëhen publike, sepse firmat e prekura druhen se humbasin emrin e mirë dhe se publikimi do vështirësonte kontrollin e mëvonshëm të sulmeve. Mandiant, e përmend këtë ide në raportin e vet, dhe shpjegon se ka menduar gjatë dhe më në fund ka vendosur që për arsye politike të bëjë publikimin.