Gjonaj për DW: SPAK deri në fund të vitit në veprim | Ballkani | DW | 19.06.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Gjonaj për DW: SPAK deri në fund të vitit në veprim

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

Në një prononcim për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj: „Korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por një sfidë në secilin vend, madje edhe në Europë. Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës." E pyetur nga gazetari i DW Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, Gjonaj thotë për DW, se „besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim".