Gjermania mundi Uellsin 2:0
2 Prill 2009Reklamë
Skuadra gjermane mundi mbrëmë si mysafire Uellsin me rezultat 2:0 dhe ruajti pozicionin e parë në tabelë. Golin e parë shënoi Michael Ballack, ndërsa goli i dytë ishte autogol i një mbrojtësi të Uellsit. Ndërkohë që kombëtarja e Shqipërisë, pas humbjes si mysafire nga Danimarka me rezultat 3:0, humbi gjasat për kualifikim në botërorin 2010.