Gjermania dhe SHBA ritheksojnë bashkëpunimin | Bota | DW | 24.06.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Gjermania dhe SHBA ritheksojnë bashkëpunimin

Ministri i Jashtëm Antony Blinken qëndroi në Berlin në prag të vizitës së kancelares Angela Merkel më 15 korrik tek Presidenti i SHBA-së Joe Biden.

Gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani si ministër i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken deklaroi se "në të gjithë botën gjendemi në një kohë ndryshimesh të mëdha pozitive dhe negative dhe mënyra më e mirë për t'u përballur me to është përmes bashkëpunimit."

Në takimin e tij me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ata diskutuan për konfliktin në Ukrainë, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me Kinën dhe Libinë.

Mbështetje për Ukrainën

Të dy palët i siguruan Ukrainës mbështetjen e tyre në konfliktin me Moskën: "Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku kundër veprimtarive të rrezikshme dhe provokuese nga Rusia, qofshin sulmet në territorin ukrainas, arrestimi i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny ose përhapja e lajmeve të rreme në demokracitë tona," - tha Blinken.

Biden dëshiron të ndihmojë ujgurët

Duke ju referuar Kinës, të dy ministrat theksuan rëndësinë e të drejtave të njeriut. Blinken tha se SHBA nuk do ta frenojë apo ta nxjerrë Kinën jashtë skenës ndërkombëtare, përkundrazi, vendi i tij po përpiqet për bashkëpunim "të hapur, të drejtë dhe të bazuar në rregulla", por se edhe të drejtat e njeriut janë të rëndësishme.

2. Libyen-Konferenz in Berlin | Antony Blinken

Antony Blinken

Blinken iu referua në mënyrë të qartë shtypjes së ujgurëve dhe bëri thirrje që konsumatorët në vendet e tjera të mos përfitojnë nga puna me detyrim e shtetasve kinezë. "Ne të gjithëve na takon të bëjmë gjithçka që mundemi që në vendet tona të mos importohen mallra që janë produkt i punës me detyrim."

Masa të rrepta duhet të zbatohen edhe në drejtimim e kundërt, tha Blinkenn duke theksuar se në vendet që shtypin qytetarët ose kufizojnë të drejtat e tyre themelore nuk duhet të eksportohen teknologji dhe prodhime që mund të përdoren për qëllime të tilla.

China Xinjiang | mutmaßliches Internierungslager für Uiguren

Kamp internimi në Xinjiang

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut në provincën veriperëndimore kineze të Xinjiangun mbahen në kampe internimi të paktën një milion ujgurë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera myslimane, të cilët sipas raporteve shfrytëzohen për punë me detyrim në sipërmarrje të ndryshme. Në këtë rajon është aktiv edhe prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen.