Gjermania dhe Rusia shfrytëzojnë gazin siberian
18 Dhjetor 2007Shoqëria Wintershall, një shoqëri gjermane bijë e koncernit gjerman BASF, dhe furnizuesi rus i energjisë, Gazprom nisën sot shfrytëzimin e përbashkët të një fushe nafte në Siberi. Në qendrën e Gazpromit në Moskë, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer (Steinmeier) si dhe kryetari i këshillit mbikqyrës të Gazpromit dhe kandidati për president të Rusisë, Dmitri Medvedjev përuruan projektin. Me një shtypje simbolike të butonit nisi kështu nga puna projekti në Jushno Ruskoje rreth 3500 km në verilindje të Moskës. Me këtë, për herë të parë një sipërmarrje gjermane nxjerr gaz natyror direkt në Siberinë Perëndimore. Gazi do të dërgohet në të ardhmen edhe përmes tubacionit të planifikuar të Detit të Lindjes në Evropë:
"Kjo tregon të paktën, se pak nga pak, hapja për një pjesëmarrje të sipërmarrjeve perëndimore manifestohen edhe në sektorin e lëndëve të para këtu në Rusi. Kjo është rruga e duhur dhe unë dëshiroj që ajo të vazhdohet edhe më tej", tha ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer.