Gjermani: Samiti i integrimit nën shenjën e Coronës | Gjermania | DW | 19.10.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Gjermani: Samiti i integrimit nën shenjën e Coronës

E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin, Annette Widmann-Mauz shprehet e shqetësuar për ndikimin negativ të pandemisë së Coronës tek integrimi i migrantëve. Një samit për integrimin do duhet të ofrojë zgjidhje.

"Ata punojnë shpesh në degë të ekonomisë, të cilave u duhet të luftojnë më shumë me pasojat ekonomike të pandemisë, si tregtia, logjistika apo hoteleria", u shpreh e ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin para fillimit të samitit të 12-të të integrimit të hënën (19.10.). "Në të njëjtën kohë janë pezulluar shumë oferta integrimi apo ato mund të gjenden vetëm të kufizuara."

Gratë në fokus

Widmann-Mauz kujtoi ofensivën digjitale, që është parashikuar në Planin Kombëtar të Aksionit për Integrim, i cili synon të mbështesë sidomos gratë përmes kurseve digjitale të integrimit, mësimit të gjuhës gjermane dhe konsultimit në rrjetet sociale në futjen në jetën e punë dhe integrimit në tregun e punës. Këtu bën pjesë edhe menaxhimi individual i integrimit në komuna. "Ne nuk duhet të humbasim kohë për integrimin, megjithë Coronën", tha ajo.

Germany | Berlin | Annette Widmann-Mauz | Beauftragte der Bundesregierung für Migration, Flüchtlinge und Integration

Annette Widmann-Mauz

Këtë të hënë kancelarja Merkel konsultohet me rreth 40 shoqata migrantësh për efektet e pandemisë tek integrimi i migrantëve në Gjermani. Pjesëmarrësit "do të diskutojnë për mundësitë e forcimit të integrimiz edhe në kohë të Coronës, sepse shumë vetë me sfond imigrimi janë të prekur rëndë", bëri të ditur zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz.

Zbatimi i Planit të Aksionit

Në samitin e integrimit do duhet të bëhet fjalë edhe për zbatimin e Planit të Aksionit për Integrimin, veçanërisht për fazën e parë të integrimit të migrantëve dhe atë të integrimit të mëvonshëm. Në grupe të posaçme pune do duhet të diskutohen masa konkrete për integrimin.

Deutschland Integrationsgipfel: Merkel beklagt Rassismus und Islamfeindlichkeit

Merkel dhe e ngarkuara për integrimin Widmann-Mauz(majtas) me kryetaren e rrjetit afrikan në Gjermani, Sylvie Natcha në konferencë shtypi pas samitit të integrimit në mars 2020

Të ftuar në samitin digjital janë 130 përfaqësues nga federate, landet, komunat dhe shoqqëria e civile e shoqatat e migrantëve. Samiti i parë i integrimit në Gjermani u zhvillua në vitin 2006, pas një debati në Gjermani për dhunën në shkolla.

la/haz/ml (afp, dpa)