1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Kapet ekstremisti i djathtë i maileve kërcënues

4 Maj 2021

Kërcënimet me vrasje vinin me nënshkrimin "NSU 2.02, duke iu referuar celulës terroriste të djathtë, NSU që vrau disa vetë në Gjermani vite më parë. Tani u kap një i dyshuar në Berlin.

https://p.dw.com/p/3svpE
Symbolbilder - Polizeibeamter mit Werkzeugweste
Fotografi: Gelhot/Fotostand/picture alliance

Një i dyshuar për dërgimin e letrave kërcënuese përmes E-mailit me adresën "NSU 2.0" është arrestuar në Berlin. Këtë e bëri të ditur prokuroria në Frankfurt mbi Main dhe Zyra e Kriminalistikës në landin e Hesenit.

Kërcënimet dërgoheshin në të gjithë Gjermaninë

Një 53 vjeçar me nënshtetësi gjermane, i papunë në Berlin dyshohet se "që nga gushti i vitit 2018 ka dërguar me adresën NSU 2.0 në të gjithë federatën një seri letrash kërcënuese me përmbajtje urrejtjenxitëse, fyese dhe kërcënuese". Marrësit e këtyre kërcënimeve kanë qenë persona të jetës publike, sidomos nga bota e mediave dhe politikës, ndër ta edhe deputetë të parlamentit të landit të Hesenit dhe Bundestagut. Të martën u publikuan edhe informacione, se si i siguronte të dhënat e personave dërguesi i letrave kërcënuese. Sipas agjencisë, dpa, ai me gjasë përmes telefonit dërgonte kërkesa përkatëse në zyrën e gjendjes civile.

Deutschland Drohmails der NSU 2.0
Fotografi: Arne Dedert/dpa/picture alliance

Ky rast zgjoi vëmendje mediatike në Gjermani, sepse autori dukshëm mundte të përdorte edhe të dhëna të brendshme të policisë. I dyshuari është dënuar më parë për vepra të tjera penale me motivim ekstremist të djathtë. Megjithatë ky person asnjëherë nuk ka qenë punonjës i policisë. Tek identifikimi i autorit çuan masa hetimi shumë të zgjeruara. Ministri i Punëve të Brendshme të Hesenit, Peter Beuth, CDU ka folur për 133 letra kërcënuese të dërguara. Në korrik të vitit të kaluar u largua edhe drejtuesi i policisë së landit të Hesenit, Udo Mönch lidhur me rastin, pasi adresat që përdorte ekstremisti i djathtë vinin nga kompjuterë të policisë. Mes viktimave ishte edhe avokatja nga Frankfurti, Sesa Basay-Yildiz që kishte marrë një duzinë E-mailesh kërcënues me nënshkrimin NSU 2.0.

NSU 2.0 Drohmails an Seda Basay-Yildiz Rechtsanwältin
Avokatja nga Frankfurti, Sesa Basay-Yildiz Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Roessler

Si grupimi NSU e cilësonin veten terroristët ekstremistë të djathtë, Uwe Mundlos dhe Uwe Möndhart që nga viti 2000-2007 vranë 10 vetë.  Mes tyre 8 sipërmarrës të vegjël me origjinë turke dhe një me origjinë greke. Bashkëpunëtorja e tyre, Beate Zschäpe u dënua në vitin 2018.

 

 

la/haz/pg (dpa, epd)