1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Ekspertёt optimistё - Pritet rritje ekonomike

31 Tetor 2017

Qё nё gjysmёn e parё tё vitit ekonomia gjermane ndodhej nё kurs rritjeje. Edhe pёr gjashtёmujorin e dytё ekspertёt janё optimistё. Ndёrmarrjet i kanё plot porosi dhe tregtia botёrore po pёrjeton njё comeback surprizues.

https://p.dw.com/p/2mmgI
Deutschland Frankfurt Container werden verladen
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Rumpenhorst

Qё nё gjysmёn e parё tё vitit ekonomia gjermane ndodhej nё kurs rritjeje. Edhe pёr gjysmёn e dytё tё vitit ekspertёt janё optimistё. Ndёrmarrjet i kanё tё plotёsuar regjistrat e porosive. E nё radhё tё parё tregtia botёrore po pёrjeton njё comeback surprizues.

Fantazma frikёsuese e proteksionizmit po pёrhapet nёpёr sipёrmarrje dhe tek investuesit qёkurse Donald Trump ёshtё nё detyrё. Po ashtu edhe pёrfytyrimi i njё replikimi ushtarak mes SHBA-sё dhe Koresё sё Veriut. Megjithatё duket se kёto shqetёsime nuk e kanё cёnuar aspak rritjen e koniunkturёs nё Gjermani. Edhe ethet e Brexit-it duket se kaluan pa lёnё gjurmё nё ekonomi sivjet. Tё gjitha shenjat pёr kёtё vit dhe vitin e ardhshёm flasin pёr njё rritje tё qendrueshme ekonomike, venё nё dukje ekonomistёt gjermanë tё bankave tё mёdha nё njё sondazh tё Agjencisё Gjermane sё Lajmeve, DPA.

Tё premten e kaluar (27.10) indeksi Ifo i pritjes nga biznesi pёr muajin tetor arriti vlerёn mё tё lartё qё nga shkurti i vitit 2011. "Njё faktor i rёndёsishёm pёr kёtё zhvillim ёshtё hopi nё Eurozonё", thotё presidenti i Ifo-s Clemens Fuest. Faktikisht edhe FMN-ja i ka rritur parashikimet sivjet pёr ekonominё nё Francё, Itali dhe Spanjё. Edhe Komisioni i BE-sё njoftoi tё hёnёn (30.10), se klima nё Eurozonё ёshtё aq e mirё, sa asnjëherё tjetёr qё nga viti 2000. Organizata Botёrore e Tregtisё, sipas gazetёs "Handelsblatt" sivjet ka shёnuar shtimin mё tё ulёt tё barrierave tё reja tregtare qё nga viti 2008.

Shpjegimi nuk ёshtё i thjeshtё

Askush nuk mund ta shpjegojё si duhet rritjen e tregtisё botёrore, i tha gazetёs "Handelsblatt" Holger Bingmann, president i Shoqatёs Federale tё Tregtisё me Shumicё, Tregtisё sё Jashtme dhe asaj me Pakicё. Njё arsye mund tё jetё, qё parashikimet mё tё kёqija, si taksat e importit tё SHBA-sё, deri mё tani nuk janё aplikuar, ёshtё njё nga shpjegimet.

Nё sfondin e kёtyre rrethanave kryeekonomistёt gjermanё tё bankave janё optimist dhe i kanё korrigjuar parashikimet e tyre tё rritjes ekonomike pёr vitin nё vazhdim. "Ne mund ta pёrfytyrojmё fare mirё, qё viti i ardhshёm do tё jetё edhe mё mirё nga sa e kemi parashikuar. Ndaj mendojmё, qё ta korrigjojmё pozitivisht kuotёn e parashikuar tё rritjes me rreth 1,8 pёrqind deri mё tani", tha ekonomisti i Bankёs Qendrore Gjermane, Michael Holstein.

Efekti nё tregun e punёs

Ekspertёt kanё besim edhe  sa u pёrket zhvillimeve tё mёtejshme nё tregun e punёs. Pёr vitin 2017 parashikohet njё mesatare e numri tё tё papunёve me rreth 2,54 milionё - qё do tё thotё rreth 150.000 mё pak tё papunё se nё vitin 2016.

Aktualisht "tetori i artё" nё tregun e punёs po e justifikon kёtё epitet. Sipas pёrllogaritjeve tё ekonomistёve numri i tё papunёve nё kёtё muaj ka rёnё me rreth 65 000 duke shёnuar 2,374 milionё tё papunё, qё janё rreth 165 000 mё pak krahasuar me njё vit mё parё. "Falё ripёrtёritjes nё Europё nё vjeshtё punёsimi nё tregun gjerman sivjet ёshtё i fuqishёm", thekson ekonomisti i Bankёs Kredituese pёr Zhvillimin, KfW,  Jörg Zeuner. Krahasuar me numrin e tё punёsuarve, sipas tij aktualisht nё tregun e punёs pёr vitin 2017 ka 670.000 tё punёsuar mё shumё se njё vit mё parё.