1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Teste COVID për të gjitha fluturimet hyrëse

26 Mars 2021

(E akt.)Duke nisur nga e marta( 30.03), Gjermania do të kërkojë që të gjithë personat që hyjnë në vend me aeroplan t'i nënshtrohen një testi për COVID-19. Data u shty edhe njëherë për t'i dhënë kohë përgatitjeve.

https://p.dw.com/p/3rCZ5
Deutschland Covid gratis Bürgertest im Corona Testzentrum Grugahalle, Essen
Fotografi: Rupert Oberhäuser/picture alliance

Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të premten, se personave që fluturojnë në Gjermani do t'u kërkohet t'i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga e marta herët (30.03). Më parë ishte vendosur, mesnata e së dielës, 28 mars, por kjo datë u shty për t'i dhënë kohë përgatitjeve, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në Berlin.

Udhëtarëve do t'u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.

Rreptësimi i rregullave fillimisht mendohej të miratohej të premten. Sidoqoftë, zyrtarët e shëndetësisë thanë, se ata do t'i shtyjnë për ditën e dielë për t'u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin.

Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t'u duhet një test negativ.

Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19t pritet të zgjasë deri në mes të majit.

Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.

Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113.