1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gesine Schwan

Judith Hartl19 Maj 2004

Kandidatja e socialdemokratëve dhe tö gjelbërve pör postin e presidentit

https://p.dw.com/p/Ar6d
Fotografi: dpa



Të dielën e ardhshme në Gjermani do të zgjidhet presidenti, pasardhes i Johannes Raut. Zgjedhja e presidentit direkt nga populli nuk ekziston në Gjermani. Zgjedhja bëhet nga asambleja federale. Gjysma e ketij forumi përbehet nga deputetë të parlamentit dhe gjysma nga përfaqësues të parlamenteve të 16 landeve gjermane. Momentalisht shumicën në asamblenë federale e përbën shumica opozitare (CDU/CSU dhe partia liberale). Ajo ka 622 vota, 18 më shumë se shumica absolute. Prandaj duket si e pamundur, që kandidatja e qeverisë Gesine Schwan, të jetë të dielën e ardhshme gruaja e parë që fiton postin e presidentit gjerman. Por profesoresha 60 vjecare e politologjisë thotë se do të fitonte me gjithë qejf. Frizura e saj të bie në sy. Kaçurela të verdha të ngritura lart. Gesine Schwan mban zakonisht kostum klasik. Më shumë se 400 herë kandidatja për presidente e partisë socialdemokrate dhe të gjelberve ka dalë në publik që prej fillimit të marsit. Ajo shkon nëpër të gjithë Gjermaninë dhe bën si të thuash fushatë për veten nëpër të gjitha partitë. Edhe pse tani duket se është e qartë, se Horst Këhler do të jetë president për shkak të raportit të shumicës që ai përfaqëson. Gesine Schwan i bën keshtu llogaritë:
"Së pari për mua ka qenë gjithnjë kështu, që detyrat e veshtira që nuk zgjidhen që në fillim më kanë terhequr jashte mase. Besoj se nuk do të kisha patur qejf të isha kandidate nder të shumtët, që të bëja cfarë të doja, votat gjithsesi janë numëruar dhe unë mund të bëja gabime sa të doja, e asgjë nuk do të ndryshonte. Kjo nuk është ajo që do të doja. Për këtë kam shumë krenari."Këtë ajo e thotë duke qeshur, e natyrshme. është e bindur për veten e saj dhe mundohet t´i binde edhe të tjerët. Që ajo dësheron t´u japë gjermanëve sërish besim, tek politika, tek vendi."Jam shumë e sigurtë, që pas një kohe relativisht të shkurtër, nqs zgjidhem në këtë detyrë, mund t´i afroj bashkë pesonat e rëndësishëm. Kam dëgjuar nga të dyja palët, se tek unë kanë besim të madh dhe mund të ishin dakord me mua."Gesine Schwan është energjike, flet me zë të lartë, është shumë elokuente dhe nuk ritirohet nga asgjë. Dhe marrëdhëniet me partinë e saj, socialdemokrate nuk ka qenë gjithnjë pa tensione. Që prej vitit 1999 Gesine schwan, që flet 9 gjuhë, është presidente e univeristetit evropian Viadrina në Frankfurt mbi Oder. Ajo thotë se Gerhard Schrëder nuk do ta kishte propozuar sikur të kishte qenë burrë dhe se si grua ajo ka cilësi shumë të vlefshme për postin e presidentes."Grave, sidomos kur janë nëna dhe punojnë, u bie shpesh detyre të bashkojnë shumë sfera të jetes, të ndermjetesojnë në konflikte, të zgjidhin probleme, të ndihmojnë. Këto të gjitha janë predispozita të mira, për të ushtruar kete pushtet. Si presidente e universitetit e kam verejtur, që mua më ka ndihmuar shumë kjo përvojë, që ta ushtroj në mënyrë të arsyeshme pushtetin e një presidenteje."Gesine Schwan ka dy fëmijë të rritur, bashkeshorti i ka vdekur në vitin 1989. Shoku i saj i jetes sot është Peter Eigen, ish shef i bankës botërore dhe tani drejtues i organizates kunder korrupsionit "Transparency International". Një ditë para zgjedhjes së presidentit gjerman Gesine Schwan feston 61 vjetorin. Dhe duket më e re kur flet për presidnetin e saj të preferuar."Shpesh kam thene Richard von Weizsäcker është për mua shembull në këtë post. Për vite me rradhë ai ka përpunuar ne mënyrë të shkëlqyer problemet e së kaluares që na kanë rënduar. Ai e ka kuptuar, që t´i formulojë gjerat e veshtira, në atë mënyrë që e gjithë popullsia të ndjehet e përfshirë në to. Dhe ai është bërë një autoritet i mrekullueshem për shoqërinë gjermane dhe mua më duket një shëmbëlltyrë."
Shumë gjermanë kanë besim se Gesine Schwan mund ta bënte një gjë të tillë. Sikur presidenti gjerman të zgjidhej nga populli, atëherë ajo në bazë të anketimeve do të kishte shanse të mira. Kjo e gëzon atë dhe shton se nuk do të ishte katastrofë, nqs do të humbiste në zgjedhjet e së dieles. Fundja në Univeristetin Viadrina ka mjaft punë për të si presidente.