George W. Bush për Merkelin: ″Grua me parime dhe zemër të madhe″ | Gjermania | DW | 15.07.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

George W. Bush për Merkelin: "Grua me parime dhe zemër të madhe"

Në fakt ish-Presidenti i SHBA George W. Bush nuk jep më intervista. Por për Angela Merkelin ai bën një përjashtim pak para vizitës së saj të lamtumirës në Uashington.

"Angela Merkel e ka veshur pozicionin e saj shumë të rëndësishëm me dinjitet dhe ka marrë vendime shumë të vështira. Ajo ka bërë atë, që ishte më e mira për Gjermaninë, dhe e ka bërë duke u bazuar në parime", u shpreh ish-Presidenti i SHBA George W. Bush në një intervistë me Ines Pohl, drejtuese e zyrës së DW në Uashington, përpara vizitës së fundit të Merkelit në Shtëpinë e Bardhë të enjten më 15 korrik.

Intervista u zhvillua në rezidencën verore të familjes Bush në Maine dhe është pjesë e dokumentarit të DW: "Angela Merkel - kancelarja në kohë krizash". DW do ta transmetojë dokumentarin para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Lidhur me tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani, Bush u shpreh: "Gratë dhe vajzat afgane do të përjetojnë vuajtje të patreguara. Ky është gabim. (...) Ata lihen thjesht në dorë të fatit, për t'u vrarë nga këta njerëz shumë brutalë. Më dhemb në zemër". Ai tha se supozon, që Angela Merkel „ndjen po të njëjtën gjë”.

Bush paralajmëroi lidhur me varësinë e Gjermanisë nga gazsjellësi rus Nord Stream 2. "Sa më shumë një komb, që nuk është demokraci e hapur, zë për fyti ekonomikisht një demokraci, aq më i vështirë bëhet pozicioni strategjik i njerëzve atje", tha presidenti.

Shtimi i tendencave populiste në të gjithë botën është për Bushin një sinjal i "zhgënjimit me shoqërinë". "Rreziku i vërtetë" vjen megjithatë nga teoritë e konspiracionit." Do të duhen politikanë të fortë, për të hedhur poshtë disa nga këto ideologji qesharake, ekstremiste - si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtin."

Qendrimi Merkelit lidhur me krizën e refugjatëve në vitin 2015, "është udhëhequr nga dhembshuria njerëzore", tha Bush. "Ka qenë padyshim një vendim i vështirë politik për të, por ajo mori në dorë iniciativën". Bota ka nevojë për "udhëheqës, që bazohen në parime".

Deustchland Schröder und Bush gehen auseinander

Xhorxh W. Bushit dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder

Thëniet e Bushit për drejtimin e Merkelit si kancelare qëndrojnë në kontrast me ato për ish-kancelarin Gerhard Schröder. Bush tha se Schröder e ka përdorur atë "politikisht për rizgjedhjen e tij". "U bë shumë personale. Disa anëtarë të kabinetit thanë gjëra, që nuk duhet t`i kishin thënë".

Zgjedhja katër herë e Merkelit flet "shumë për sukseset e saj", u shpreh Bush. Ai e quajti kancelaren "personalitet drejtues me sensibilitet, një grua që nuk ka frikë të udhëheqë" dhe një model për gratë dhe vajzat. "Ajo është një person shumë i matur dhe i përzemërt, që ka arritur të mbijetojë në një mjedis politik mjaft të ashpër", shtoi Bush.