Frontex-i paralajmëron për itinerar të ri refugjatësh | Evropa | DW | 08.07.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Frontex-i paralajmëron për itinerar të ri refugjatësh

Itinerari i ardhjes në Europë përmes Libisë në Itali apo në Greqi po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kontrabandistët po frekuentojnë gjithnjë e më shumë një itinerar tjetër, sipas kreut të Frontex-it, Leggeri.

Kreu i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Kufijve, Fabrice Leggeri i trembet rritjes së numrit të refugjatëve në itinerarin perëndimor të Mesdheut, nga Maroku në Spanjë. Vetëm në qershor janë regjistruar 6.000 kalime të paligjshme kufiri, tha Leggeri për gazetën „Welt am Sonntag". „Nëse shifrat vazhdojnë të rriten si së fundmi, ky itinerar do të kthehet në itinerarin më të rëndësishëm", parashikon Leggeri. Rreth gjysma e tyre janë marokenë.

Nga Nigeria në Marok drejt Spanjës

Mes migrantëve dhe kontrabandistëve është përhapur lajmi, se itinerari i Libisë është shumë i vështirë për t'u kaluar. Në Niger si vend tranzit ka disa muaj që ofrohen rrugë të tjera nga Maroku në Europë. Veç kalimit të migrantëve, kontrabandistët transportojnë edhe drogë.