Frontet janë ashpërsuar | Evropa | DW | 27.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Frontet janë ashpërsuar

Grindjet për çmimin e gazit ndërmjet Moskës dhe Kievit kanë çuar në udhëkryq marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës.

default

Koncerni rus Gasprom, që ka monopolin e gazit, shpalli ndërprerjen e furnizimit të Ukrainës me gaz që nga 1 janari, nëqoftëse deri atëherë nuk do të bihet dakord për çmimet. Ukraina refuzon rritjen pesëfish të çmimit që dëshëron gazpromi dhe kërkon një periudhë kalimtare, për ta përgatitur ekonominë për këtë. Gaspromi e argumenton rritjen e çmimit nga më pak se 50 dollarë për metër kubik në 230 dollare me heqjen e kondicioneve të posaçme dhe kalimin në standartet e zakonshme ndërkombëtare të tregut. Politikanët ukrainas supozojnë se pas ngritjes së çmimit fshihet edhe hakmarrja e Rusisë ndaj orientimit të Ukrainës drejt perëndimit.

Në televizion shihet me një buzëqeshje të vetekenaqur: Alexander Medwedew, zëvendësshefi i Gaspromit. Me një aparat për ndezjen e gazit në dorë ai demonstroi se çfarë e pret Ukrainën. "Ju këtu shihni dhe dëgjoni, se si rrjedh gazi në Ukrainë, por me 1 janar 2006 në orën 10 rubineti i gazit do të mbyllet. Ukraina dëshëron të shkojë në Evropë. Këtu vetëm mund të themi, se zoti i madh duhet të japë ndihmë."

Por ndihma nuk duket gjëkundi vetëm nëqoftëse se Gjykata ndërkombëtare në Stokolm do t´u ndihmojë ukrainasve. Gjykata duhet të vendosë sa më parë, në se marrëveshjet ekzistuese do të kenë vlerë deri në vitin 2013. Gasprom pohon, se ekziston një klauzolë, përmes së cilës çdo vit mund të bisedohet nga fillimi për çmimet e gazit. Megjithëse qeveria ruse thotë se fjala është vetëm për çështje ekonomike, aty përzihet mjaft edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

"Nëqoftëse mbetemi në çmimet ekzistuese atëherë ne e mbështesin buxhetin ukrainas me rreth një miliardë dollarë amerikanë në vit. Humbjet e gazpromit do të arrijnë 3,6 miliardë dollarë në çmimet e sotme. Një barrë, të cilën duhet ta marrë përsipër ekonomia ruse. Përse pyes veten? Sepse një kalë nuk mban dy kalorës."

Gasprom ka lënë të kuptojë se do të marrë përsipër pronësinë e përçuesve ukrainas të gazit. Por Ukraina nuk është dakord me këtë. Ajo kërcënon me rritjen e shpenzimeve për flotën ruse të Detit të Zi, të stacionuar në Krimenë ukrainase. Çdo vit Rusia i paguan Ukrainës 89 milionë dollarë qira, tani ajo mund të trifishohej.

Kryetari i parlamentit të Ukrainës Volodimir Litwin thotë: "Nuk është fjala vetëm për furnizimet me gaz, marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën ndodhen në udhëkryq. Ne duhet ta zgjidhin problemin e gazit, por pastaj të mendojnë urgjentisht se si do të shkojnë punët më tej."

Që udhëheqja ruse do të dënojë revolucionin e portokalltë në Kiev, është jashtë çdo dyshimi. Në se edhe konsumatori evropian do të verejë gjë nga kjo, është në moment e paqartë. Ekspertët ukrainas thonë, se kur Gasprom ta mbyllë rubinetin e gazit, atëherë nuk ka më gaz për Gjermaninë. Gasprom nga ana e tij pohon se furnizimet me gaz të Gjermanisë nuk preken prej kesaj. Sidoqoftë frontet janë të ashpërsuara. Nuk mbetet as edhe një javë kohë. Por zgjidhja e problemit nuk duket gjëkundi.

  • Data 27.12.2005
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCU
  • Data 27.12.2005
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCU