1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillojnë furnizimet e para të rregullta me dronë

21 Shkurt 2024

Në Gjermani ka filluar shërbimi i parë i rregullt i dërgesave me dronë. Linja e rregullt ka nisur në landin e Rinit Verior- Vestfalisë.

https://p.dw.com/p/4chnP
Furnizime me drone, ketu ne Izrael
Fotografi: Nir Alon/Zuma Press/picture alliance

Në Lüdenscheid, landi i Rinit Verior- Vestfalisë ka filluar nga puna linja e parë e fluturimeve të Gjermanisë me dronë, për qëllime logjistike. Kjo u njoftua nga dy kompanitë e përfshira, Third Element Aviation dhe Koerschulte Group.

Është hera e parë në Gjermani që Zyra Federale e Aviacionit jep një licencë për këtë lloj linje të fluturimeve të planifikuara komerciale dhe plotësisht të automatizuara me dron.

Siç njoftuan kompanitë e përfshira, Zyra Federale e Aviacionit e dha autorizimin pas dy vjetësh fluturimesh testuese. Licenca për një shërbim plotësisht të automatizuar të fluturimit të planifikuar komercial për dronët shënon kështu një premierë në Gjermani.

Furnizime me drone, këtu në Izrael
Fotografi: Nir Alon/Zuma Press/picture alliance

Dronët e transportit, të zhvilluar posaçërisht për këtë qëllim, fillimisht do të dërgojnë deri në 80 pako në ditë për klientët e një kompanie të Lüdenscheidit, që furnizon pjesë për industri dhe tregti. Një dron i vetëm mund të mbajë deri në 6.5 kilogramë.

Kompania Koerschulte fillimisht furnizon sipërmarrjet në qytetin e Lüdenscheid-it në Rinin Verior- Vestfalisë. Prodhuesi i dronëve dëshiron të nisë më vonë shërbimin e furnizimit nga ajro edhe në rajone të tjera.

aud (ag)