1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filmi i Florenc Papas forum kur gratë mund të flasin

Florian Schmitz
10 Nëntor 2019

Florenc Papas nga Tirana prezanton filmin e parë në Festivalin e 60 Ndërkombëtar të Filmit në Selanik, një qytet në të cilin ai ka jetuar dikur. Ai thotë se filmi i tij është një forum ku gratë mund të flasin.

https://p.dw.com/p/3SluC
Griechenland Filmfestival Thessaloniki | Florenc Papa
Fotografi: motionteam.gr

Dy motra, njëra shtatzënë pa burrë, tjetra që rrit një djalë pa ndihmën e burrit. Në "Derë e hapur”, Florenc Papas ka si protagoniste dy gra të forta, të ngecura midis traditës dhe progresit, midis rolit të tyre si gra në shoqëri dhe dëshirës për të qenë të lira. Deutsche Welle foli me regjisorin 28-vjeçar mbi traditën dhe modernizmin në Shqipëri, rolin e gruas sot si dhe për publikun grek.

Deutsche Welle: Në filmin tuaj të parë ne shohim dy nëna. Njëra, me një fëmijë rreth pesë vjeç, tjetra shtatzënë. Këto dy gra janë motra dhe e duan njëra tjetrën shumë, por fëmija i palindur shkakton probleme mes tyre. Pse është shtatzania shkak për konfliktin e tyre?

Florenc Papas: Për mua dy motrat prezantojnë traditën dhe modernizmin. Ne mund të themi që Elma, motra më e vogël prezanton dëshirën kurse Rudina, motra më e madhe ndjek traditën. Fëmija i palindur është symbol i të ardhmes dhe i shpresës. Ky është problemi që ka Rudina. Ajo ndjek rregullat tradicionale të shoqërisë dhe mendon se përbën problem të madh të kesh një fëmijë para se të martohesh, gjë që vërtet është e problem në ditët e sotme në disa pjesë të Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse fillon kontlikti.

Deutsche Welle: Në situata të ndryshme në filmin tuaj dy gratë përballen me burra që thonë se djemtë janë më të mirë. Një nga këta burra është i ati i tyre. Cilat janë pasojat psikologjike të këtij zhvleftësimi për protagonistet tuaja dhe për grate në përgjithësi në Shqipëri?

Florenc Papas: Në shoqërinë tonë ne jemi rritur duke na thënë se burri është më i fortë dhe ka të drejtën për të zgjedhur. Burri vendos për të gjitha. Kjo ka shumë pasoja për gratë kur zhvillohen, duan të bëhen të pavarura dhe të gjejnë vendin e tyre në shoqëri. Unë mendoj se kjo nuk përbën problem që ka filluar dje, por është një problem që ekziston për një kohë të gjatë. Dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë. Unë jam optimist se jemi në rrugën e duhur. Por procesi ecën ngadalë.

Filmszene - Open Doors von Florenc Papa
Skenë nga filmi Derë e hapur nga Florenc PapasFotografi: motionteam.gr

Deutsche Welle: Në filmin tuaj ju i bëni dy motrat të dëgjojnë dhe këndojnë këngë të viteve tetëdhjetë, si kënga „Nuk e harroj", kënduar nga Irma dhe Eranda Libohova. Pse keni vendosur këto këngë në film?

Florenc Papas: Po. Unë I kam zgjedhur këto këngë në një moment shumë të veçantë. Kur dy motrat e kapërcejnë problemin që kanë dhe bëhen të pandashme. Kënga është një këngë që këndohet tani nga dy motra, por ato e njohin këngën nga e kaluara, dhe kjo këngë i lidh ato më shumë pavarësisht nga diferencat.

Deutsche Welle: Pra Elma dhe Rudina, njëra është lënë nga i dashuri, i cili i vodhi edhe paratë për abortin, tjetra e martuar me një burrë që mungon në shtëpi, sepse punon në Greqi, që e trajton atë si shërbëtore dhe që duket se është ende në kërkim të këtij djali.

Florian Papas: Po. Kështu mbaron kënga.

Deutsche Welle: Ju cekni shumë nga problemet që kanë grate në Shqipëri: dhunën, shtypjen, varësinë, shfrytëzimin. Pse është e rëndësishme për ju si regjisor të merreni me këto çështje në filmin e parë artistik që bëni?

Florenc Papas: Unë jam rritur nga nëna dhe motra, sepse im atë ka qenë në vitet nëntëdhjetë imigrant këtu në Greqi. Këto dy gra kanë ndikim të madh tek unë, në mënyrën se si i shoh gjërat dhe si i perceptoj ato duke qenë artist. Bërja e një filmi për gratë, në filmin tim të parë artistik është e lidhur me fëmijërinë time. Unë shqetësohem për fatin e shumë grave në Shqipëri, në familjen time të madhe, si të thuash. Gjithnjë kam dashur të tregoj histori për to. Dhe më duhet të them se po ashtu kam qenë i frymëzuar nga dy kushërira të afërta. Ato kanë pasur një histori të ngjashme. Kështu që ka patur shumë gjëra që u bënë bashkë dhe më bënë të shkruaj dhe tregoj këtë histori në film. Puna ime si artist është të bëj që zërat e tyre të dëgjohen.

Deutsche Welle: Plani që kishin dy motrat në fillim ishte të mos i tregonin të vërtetën të atit. Ato u munduan të gjenin një burrë që të hiqej si i ati i fëmijës, dhe madje e gjetën një, por gruaja shtatzënë vendosi të tregonte të vërtetën. Pse ky fund në film?

Florenc Papas: Unë doja të tregoja me këtë fund se ne duhet të ndalojmë gënjeshtrat. Është koha të përballemi me të vërtetën. Siç e shohim në film Elma, si karakter është më e hapur dhe rebele. Është e natyrshme për të që të ndalojë gënjeshtrat dhe të përballet me të vërtetën. Gjatë kohës kur isha duke u marrë me filmin, njerëzit më pyesnin nëse babai përfaqëson të keqin në film. Unë u thashë: Jo, babai nuk është as i mirë, as i keq. Ai është prodhim i të njëjtës shoqëri. Ajo që duam të bëjmë ne është që të përballemi me situatën. Nëse e bëjmë këtë, çdo gjë mund të zgjidhet.

Deutsche Welle:  Po. Por sa gra në Shqipëri zgjedhin këtë opsion, të tregimit të së vërtetës dhe kapërcimit të bllokadave tradicionale?

Florenc Papas: Për fat të keq, unë nuk mendoj se shumë gra zgjedhin këtë si opsion. Por, unë besoj se qëllimi i filmit dhe i artit në përgjithësi është t'u japë grave një forum ku mund të flasin.

Deutsche Welle: Ju keni ardhur të prezantoni filmin tuaj në Festivalin e 60-të të Filmit në Selanik, një qytet ku jetojnë shumë shqiptarë, dhe ku ju keni patur histori personale tuajën. Çfarë historie keni pasur, dhe çfarë do të thotë për ju të shfaqni filmin tuaj këtu?

Florenc Papas: Në vitin 1997, unë erdha në Selanik si imigrant duke iu bashkangjitur babait bashkë me familjen. Për mua, të vij këtu 22 vjet më vonë, të zgjidhem nga ky festival dhe të tregoj filmin tim këtu është gjë shumë e bukur. Është një moment i veçantë për mua personalisht, por edhe për shumë shqiptarë që jetojnë në Selanik. Për mua është shumë e veçantë që të shfaq filmin për një publik shqiptar këtu në Greqi. Disa prej tyre e kanë harruar Shqipërinë, disa prej tyre nuk u kthyen kurrë...

Deutsche Welle: ...ose e njohin Shqipërinë duke vizituar gjyshërit në fshat gjatë verës ose duke pare lajmet që i shohin shqiptarët si refugjatë. 

Florian Papas: Sigurisht. Pra, është mire që brezi i ri që ka lindur në Greqi të shohë një film shqiptar.

Filmszene - Open Doors von Florenc Papa
Skenë nga filmi Derë e hapurFotografi: motionteam.gr

Deutsche Welle: Në shfaqjen e filmit në mes të publikut ndodheshin dy shqiptarë që janë rritur dhe jetojnë në Greqi. Njëri tha se është hera e parë që shikon një film modern nga Shqipëria dhe se ishte krenar, jo për çfarë tregon filmi, por për kualitetin e filmit. Çfarë mund të mësojnë prej filmave tuaj këta shqiptaro- grekë?

Florian Papas: Unë mendoj se është më e rëndësishme për publikun grek. Ne jemi fqinjë dhe grekët mbase dinë shumë gjëra për Shqipërinë, por ata nuk i njohën shumë aspekte të jetës në Shqipëri. Prandaj për mua është shumë e rëndësishme të tregoj filmin tim këtu në Greqi. Njerëzit këtu mund të shohin shumë aspekte të kulturës dhe shoqërisë shqiptare, të cilat nuk kanë mundësi t' i shohin zakonisht.

Deutsche Welle: Mbase problem është që njerëzit në Greqi dine shumë pak për njerëzit në Shqipëri. Ekzistojnë shumë paragjykime, problem politike, një histori komplekse. Si mendoni, si mund të kontribuojnë filma si ky juaji për një bashkëjetesë paqësore midis dy vendeve?
 

Florenc Papas: Arti nuk ka kufij. Arti dhe veçanërisht filmi dhe kinemaja mund të lidhin kombet. Tani në Europë, ne bëjmë shumë bashkëprodhime filmash. Kjo është një gjë shumë e mirë. "Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Maqedonisë Veriore, Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Kështu që përziem ekipet me njëri tjetrin. Filmat mund t'i bashkojnë këto kombe me njëri tjetrin.