1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

DFB emëron Fritz Keller për postin e presidentit të ri

16 Gusht 2019

DFB ka emëruar presidentin e klubit të Freiburgut në Bundesligë Fritz Keller si kreun e ardhshëm të futbollit gjerman. Zgjedhja zyrtarisht do të realizohet në një kongres muajin e ardhshëm.

https://p.dw.com/p/3Nxig
Fritz Keller
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Woitas

Komiteti i përzgjedhjes i vendosur nga DFB për përzgjedhjen e një presidenti të ri njoftoi të enjten (15.08), se ka rënë dakord unanimisht për të emëruar Fritz Keller si presidentin e ri të federatës.

"Fritz Keller është pa dyshim një personalitet i jashtëzakonshëm, i cili zotëron të gjitha cilësitë e kërkuara për zyrën e presidentit të DFB-së," tha nënkryetari i DFB-së Rainer Koch, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit të përzgjedhjes.

"Në sfondin e sfidave të mëdha, me të cilat po përballet aktualisht DFB, Fritz Keller është kandidati i duhur për të udhëhequr federatën e vetme sportive më të madhe në botë në të ardhmen", tha Reinhard Rauball, i cili po ashtu si edhe Koch është njëkohësisht nënkryetar i DFB-së dhe anëtar i saj në komitetin e përzgjedhjes.

Koch dhe Rauball e kanë  drejtuar DFB-në përkohësisht që pas largimit në prill të presidentit të DFB-së, Reinhard Grindel.

Pasardhësi i Grindel do të zgjidhet në një kongres të DFB që do të mbahet në Frankfurt më 27 shtator. Fritz Keller, 62 vjeç, është një biznesmen që drejton një kantinë dhe një hotel në rajonin e Freiburgut. Ai u zgjodh kryetar i klubit të Bundesligës SC Freiburg, me qendër në Shvarzvald -(Pyllin e Zi), në vitin 2010 dhe ka shërbyer si president i klubit pasi u bënë ndryshime në statutet e klubit në vitin 2014. Që nga viti 2016 Keller ka qenë gjithashtu anëtar i bordit mbikëqyrës të Lidhjes Gjermane e Futbollit (DFL), e cila operon Bundesligën.