1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Euro fallsifikohet dy herë më shumë se marka

Brigitte Scholtes12 Korrik 2007

Banka federale gjermane rekomandon që paratë të shihen, të preken, të kthehen nga të gjitha anët, nëqoftëse do të dallosh në se janë të fallsifikuara

https://p.dw.com/p/BFAf
Fotografi: AP

Në anën e përparme të banknotës përshembull mund ta ndjesh me të prekur me dorë shenjën e Bankës Qëndrore Evropiane, përballë dritës mund të dallosh shenjën e ujit me shiritin e sigurisë, dhe po ta kthesh ndryshohen hologramet. Në Bankën Federale Gjermane janë punësuar rreth 40 punonjës, që merren vetëm me teknikat e fallsifikimit të parave. Si valutë ndërkombëtare euro është shumë atraktive për fallsifikuesit. Ajo fallsifikohet dy herë më shumë se marka. Në se vlen të thuhet kjo edhe për gjysmën e parë të 2007 na rrëfen Brigitte Scholtes.


Nga janari deri në qershor nga qarkullimi janë hequr gjithsej 265.000 kartmonedha euro të fallsifikuara. Po aq sa edhe një gjysmën e dytë të vitit 2006. Nuk janë edhe aq shumë në krahasim me 11 miliardë banknotat e vërteta euro, që janë në qarkullim. 97 përqind e eurove të fallsifikuara u zbuluan në zonën e euros.

Deutschland Frankfurt Bundesbank Gebäude
Banka Federale GjermaneFotografi: Deutsche Bundesbank

Në Gjermani policia ka qenë siç duket më e kujdesshme, sepse këtu u regjistruan 19.664 euro të fallsifikuara, 7 perqind më pak se sa një gjysëm viti më parë. Kështu për të pestën herë me rradhë u ul volumi i banknotave të fallsifikuara, njofton Banka Gjermane. Tregtia me pakicë kontribuon për këtë mendon Frank Albrecht, president i shoqatës për tregtinë me pakicë të landit të Hessenit.

"Ekzistojnë aparatura të shkëlqyeshme kontrolli, dhe më e mira janë shitësit e vëmendshëm në arkat e tregtisë më pakicë. Kush punon në tregtinë me pakicë, ka të bëjë çdo ditë rregullisht me paranë. Edhe banknotat e fallsifikuara në mënyrë të mrekullueshme mund të njihen relativisht shpejt nga profesionistët."

Në shumicën e rasteve fallsifikohen banknota 50 euroshe, ato përbëjnë gjysmën e fallsifikimeve dhe në Gjermani perbëjnë 43,7 përqind. Në vend të dytë në Gjermani vijnë kartmonedhat 200 euroshe me 23,7 përqin, ndërsa 100 euroja ka rrëshqitur në vendin e tretë me 16,8 përqind. Nëqoftëse fallsifikojmë atëherë me të vërtetë, mendojnë disa mashtrues. Por sipas Bankës Federale nuk janë gjithnjë profesionistë ata që fallsifikojnë. Në qarkullim dalin nganjëherë edhe kartmonedha, që janë vizatuar me lapsa me ngjyrë, në një ëmbëltore kanë pranuar një fantazikartmonedhë prej 300 eurosh, në të ishin vizatuar gra të zhveshura. Në përgjithsëi fallsifikuesit veprojnë gjithnjë e më profesionalisht falë fotokopjatriceve dhe skanerave. Bashkëpunimi i Zyrës Federale kundër kriminalitetit, policisë dhe tregtisë me pakicë ka sukses, thotë Frank Albrecht, presidenti i tregtisë me pakicë në Hessen.

"Në një aksion të përqëndruar pikërisht në muajt e fundit në Frankfurt, ku ishin në qarkullim kartëmonedhat 200 euroeshe, që ishin fallsifikuar shumë mirë dhe që vinin nga lindja ne u kemi tërhequr vëmendjen tregtarëve me pakicë lidhur me pamjen e kartmonedhave dhe në fakt policia ka arritur të kapte fallsifikuesit."

EZB Logo
Logo e Bankës Qëndrore Europiane

Kështu në Bullgari, Itali dhe Letoni janë zbuluar punishte me para të fallsifikuara. Gjermania me gjithsej pesë fallsifikime për numër të banorëve ndodhet nën mesataren e zonës së euros, thotë Hans Reckers i kryesisë së bankës federale.

Fallsifikimet kanë krijuar një dëm prej 1,8 milionë eurosh. Por gjithsej ky dëm është i kufizuar thotë Ulrich Kater kryekonomist e Deka Bank.

"Vetëm gjashtë deri shtatë përqind e të gjithë sasisë së parave që janë në qarkullim janë para kesh. Pjesa tjetër është para e depozituar. Përdorimi i parasë nuk dëmtohet shumë nga një pjesë shumë e vogël e parasë së fallsifikuar brenda parave kesh."