Ekspertet kerkojne lehtesime per prinderit | Gjermania | DW | 22.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekspertet kerkojne lehtesime per prinderit

Një problem që përmendet shpesh në Gjermani është numri i ulët i lindjeve. Sipas statistikave, çdo grua gjermane ka 1,4 fëmijë. Në Irlandë dhe Francë lindin mesatarisht çdo vit nga dy fëmijë për grua. Çfarë bëjnë më mirë këto vende? Kjo ishte pyetja, që kishin shtruar ekspertët në raportin e shtatë të familjes që u prezantua javën e kaluar në Berlin. Ky raport përpunohet çdo pesë vjet dhe i paraqitet qeverisë dhe parlamentit. Në prezantimin e ekspertizës aktuale me titull, "Familja ndërmjet fleksibilitetit dhe qendrueshmërisë" ishte e pranishme edhe ministrja aktuale e familjes, Renate Shmidt.

Koncept vizionar e quajti ministrja gjermane e familjes, Renate Shmidt, raportin e prezantuar të martën e kaluar (16 Gusht) në Berlin. Ajo çka propozojnë ekspertët është bashkimi i të gjitha ndihmave aktuale për familjen në një të vetme. Këtu bëjnë pjesë si paratë për fëmijë çlirimet nga tatimet e deri tek paratë për prindërit që po diskutohet aktualisht në Gjermani.

"Është hapi i parë i një operacioni të vështirë, sepse në financimin e këtyre parave nuk merr pjesë vetëm federata, por edhe landet. Arritja e kësaj është një detyrë që nuk mund të realizohet në një, ose dy vjet, kjo duhet bërë e qartë që më parë,"- ka thene Renate Shmidt.

Pasi, ndërsa qeveria deri në zgjedhjet e 18 shtatorit është në dorë të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, landet janë istikam i unionistëve. Megjithatë ministrja socialdemokrate për familjen thotë, se së vonti pas tre vjetësh dëshiron të integrojë paratë për prindërit. Paratë për prindërit do të kompensojnë shpenzimet, që i shaktohen një prindi, kur ky për shkak të lindjes së fëmijës është i detyruar të heqë dorë pjesërisht ose tërësisht nga të ardhurat, për t’iu përkushtuar kështu rritjes së fëmijës.

Për autorët e raportit një rol shumë të madh kanë luajtur krahasimet me vende të tjera.Edhe opozita liberale e mirëpret modelin e propozuar nga ekspertët, por njëkohëisht ata kritikojnë politikën e deritanishme që gjatë shtatë vjetëve të qeverisjes, që nuk ka arritur t’i zbatojë këto. Por liberalët, ndryshe nga unionistët janë edhe për rritjen e shumës për fëmijë, dhe në veçanti për një të drejtë ligjore për vend kopshti për dyvjeçar. Lieberalët mes të tjerash janë edhe për atë, që pavarësisht në se mes prindërve ka një kontratë martesore apo jo, ata duhet të trajtohen njësoj si të martuar.

  • Data 22.08.2005
  • Autor Marcel Fyrstenau, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar31
  • Data 22.08.2005
  • Autor Marcel Fyrstenau, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar31