Drejt profesionalizimit - Bilanci i parë i ″International Media Studies″ | Shoqëria & Kultura | DW | 19.01.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shoqëria & Kultura

Drejt profesionalizimit - Bilanci i parë i "International Media Studies"

22 studentë nga 13 vende kanë filluar studimet master para katër muajsh. Redaktorët, moderatorët dhe ekspertët e marketingut po përgatiten prej ekspertëve gjermanë.

Brezi i ri i studimeve „International Media Studies“, që organizon Deutsche Welle.

Brezi i ri i studentëve „International Media Studies“, që organizon Deutsche Welle.

Ata që jetojnë në vendet në zhvillim shpesh nuk kanë mundësi në vendlindjet e tyre për studime të mirëfillta gazetarie. Mediat nuk janë të lira dhe të pavarura në të gjitha vendet. Brezi i ri i studimeve „International Media Studies“, që organizon Deutsche Welle ka për qëllim të thellohet në rolin e mediave në vendet në zhvillim dhe proceset e demokratizimit.

"Detyra ishte: shikoni normalisht disa ditë ose javën e kaluar. Përpiquni të përmblidhni sa më saktësisht emisionet që keni shikuar gjatë këtyre ditëve. Bëni evidencën në tabela sipas kësaj renditjeje: emisioni, televizioni ku janë transmetuar, zhanri gazetaresk dhe vëmendja që ka zgjuar.“

Konkursi për gjeneratën tjetër të studimeve master për vitin 2010/2011 është ende i hapur.

Konkursi për gjeneratën tjetër të studimeve master për vitin 2010/2011 është ende i hapur.

22 studentët e studimeve master “International Media Studies“, diskutojnë lidhur me shprehitë e tyre të shikimit të televizionit. Në rend dite sot është seminari "Ekonomia në media", respektivisht në televizione. Rodrigo Rodembusch shikon me dëshirë televizionet private. „100 për qind shikoj ato private. Përbërja është 20 përqind lajme, ndërsa 80 përqind emisione argëtuese. Kjo më pëlqen shumë, është një lloj terapie për mua. Kështu veproj edhe në Brazil, ku shikoj vetëm gjëra të këtillë. Këto i dua shumë."

Rodrigo është një prej 22 stundentëve të kësaj klase studimesh master. Të gjitha ata kanë përvoja të ndryshme me mediat në vendet e tyre dhe me mediat në Gjermani. Këtu ka masmedia të ndryshme, shumë edhe në duart private, por gjithandej transmetohen përbërje të ngjashme. Kështu të paktën mendojnë pjesëmarrësit në këtë seminar. „Shumë televizione nuk do të thotë automatikisht edhe shumë mendime të ndryshme. Kur shikojmë në aspektin ekonomik, mediat private e kopjojnë njëra-tjetrën. Por edhe mediat publike i kopjojnë ndonjë herë ato private. Më shumë televizione nuk do të thotë automatikisht edhe shumëllojshmëri."

Për udhëheqësin e studimeve Christoph Schmidt, aspekti më i rëndësishëm është ndërlidhja mes teorisë dhe praktikës.

Për udhëheqësin e studimeve Christoph Schmidt, aspekti më i rëndësishëm është ndërlidhja mes teorisë dhe praktikës.

- „Jo, jo patjetër. Për shembull, edhe pakicat mund të kenë disa media.“

Studimet në Akademinë e Deutsche Welles organizohen për herë të parë, që do të thotë se 22 studjuesit e gjeneratës së parë janë pionierë të vërtetë. Studimet organizohen së bashku me Univestitetin e Bonit dhe Shkollën profesionale Bonn-Rhein-Sieg. Këtu bëhet një lloj kombinimi mes teorisë dhe praktikës nga lëmitë e ekonomisë dhe gazetarisë. Për udhëheqësin e studimeve Christoph Schmidt, aspekti më i rëndësishëm është: "Më interesantja është për ata që ndjekin këto studime, ndërlidhja mes teorisë dhe praktikës, ku mund të shikojnë se si mësimet realizohen në jetën reale. Shumë me rëndësi për studentët janë edhe ekskursionet që bëjmë në sipërmarrjet e mediave dhe diskutimet që mund t'i bëjnë atje me përgjegjësit e mediave. Por interesante janë edhe temat si udhëheqja e mediave, mediat dhe ekonomia, ku mund të pyesin përgjegjësit për nevojat e mediave.“

22 studentë nga 13 vende kanë filluar studimet master para katër muajsh.

22 studentë nga 13 vende kanë filluar studimet master para katër muajsh.

Studentët nga Etiopia, Brazili, Kina apo Gjeorgjia nuk diskutojnë vetëm për televizionet në Gjermani, por edhe për komunikimin interkulturor. Një lëmi e posaçme, e cila për Amalia Oganjanyan-in nga Gjeorgjia është shumë interesante. „Këtu studjojmë dallimet kulturore. Për mua është befasuese që këtu kam gjetur shumë miq, për të cilët më parë kam menduar se kurrë nuk mund të vendosim lidhje të këtilla, por kjo me të vërtetë është kështu.“

Konkursi për gjeneratën tjetër të studimeve master për vitin 2010/2011 është ende i hapur. Këtë mund ta gjeni në adresën DW-WORLD.DE/German.

Autor : Jan Bruck / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.01.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/LZzq
  • Data 19.01.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/LZzq