1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Disa të vdekur në një sulm ndaj një shkolle në Kazan

11 Maj 2021

Në një shkollë në qytetin e madh rus Kazan u vranë tetë vetë pas hapjes së zjarrit.

https://p.dw.com/p/3tG7K
Karikatur Sergey Elkin | Russland Kasan Schießerei im Gymnasium Nr. 175
Fotografi: Sergey Elkin/DW

Në mëngjes, një 19-vjeçar qëlloi me automatik në ish shkollën e tij, duke vrarë të paktën tetë vetë. Më shumë se 20 vetë u plagosën, gjashtë prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Shumica e viktimave janë nxënës të shkollës.

I dyshuari si doras, që veproi i vetëm, është arrestuar. Autoritetet me sa duket nuk shohin një sfond terrorist. Përkundrazi, hetimet që kanë nisur zhvillohen për veprën e vrasjes.

Forcat e armatosura shkojnë në shkollën 175 në Kazan, Rusi
Forcat e armatosura shkojnë në shkollën 175 në Kazan, RusiFotografi: Max Zareckiy/AP/dpa/picture alliance

Në Rusi, shkollat ​​sot u rihapën pas më shumë se një javë pushimesh. 

Pas sulmit në Kazan, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave. Ai gjithashtu njoftoi se do të rishikonte ligjin për armët. Ligjet për armët në Rusi konsiderohen përgjithësisht të rrepta.

Kazani është kryeqyteti i Republikës Ruse të Tatarstanit. Rreth 1.2 milionë vetë jetojnë në qytet.