131111 Syrien Arabische Liga
13 Nëntor 2011Pas vendimit për përjashtimin e Sirisë prej Lidhjes Arabe besnikët e presidentit Asad sulmuan me gurë dhe ndërmorën akte vandalizmi ndaj ambasadave të Arabisë Saudite dhe të Katarit në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Arabia Saudite e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Siria që në gusht. Nga takimi në Kairo Lidhja Arabe u bëri gjithashtu thirrje shteteve të tjera anëtare për të tërhequr ambasadorët e tyre nga Siria.
Përjashtimi i Sirisë do të qëndrojë në fuqi deri sa të zbatohen pikat e planit të paqes për të cilat u ra dakord para dhjetë ditësh dhe deri sa të marrë fund gjakderdhja, bëri të ditur kryeministri i Katarit, Hamad ben Xhasem el Thani.
Yousef Ahmed, përfaqësuesi i Sirisë në Lidhjen Arabe tha në televizion sirian: "Unë mendoj se vendimi i sotëm është një lamtumirë e qartë ndaj konceptit të bashkëpunimi arab. Tashmë është e qartë se udhëheqja e organizatës vepron vetëm sipas standardeve amerikane dhe perëndimore."
Kritikët e qeverisë në Siri e përshëndetën vendimin e Lidhjes Arabe. Ky vendim u përshëndet edhe nga Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Sipas vlerësimeve gjatë trazirat në Siri, të cilat kanë filluar në muajin mars, janë vrarë rreth 3500 vetë.
dpa/dw/euronews
Redaktor: P. Pani