Demonstrata masive kundër presidentit gjeorgjian Sakashvili
3 Nëntor 2007Reklamë
Në Gjeorgji protestat kundër presidentit Sakashvili kanë vazhduar. Përpara parlamentit në kryeqytetin Tbilis u mblodhën rreth 100.000 përkrahës të opozitës nga i gjithë vendi për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm. Opozita në Gjeorgji e akuzon Sakashvilin për përndjekje të kundërshtarëve politikë, ndërhyrje në sistemin juridik dhe thellimin e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve. Megjithë një rritje ekonomike kohët e fundit varfëria nuk është ulur në mënyrë të ndjeshme në ish republikën sovjetike.