1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dështimi inkurajon vetëm luftën

Peter Philip8 Gusht 2006

Në kohën kur aksionet ushtarake vazhdojnë me pasojat e tyre brutale në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ende bën përpjekje të pasuksesshme rreth një rezolute për Libanin

https://p.dw.com/p/Aqos
Urë e shkatërruar në Liban
Urë e shkatërruar në LibanFotografi: picture-alliance/ dpa

Ai, i cili ka menduar se në konsultimet intensive që po zhvillohen në Këshillin e Sigurimit për temën e luftës në Liban bëhet fjalë për përfundimin e luftimeve, ka dalë në fund i zhgënjyer. Atë që Franca dhe SHBA-të në fund të javes e kremtuan si një kompromis, në rastin më të mirë ishte vetëm një përpjekje mundësisht për vënien në jetë të një rezolute për Libanin. Rezoluta në këtë rast duhet kuptuar si një vendim e jo si një zgjidhje.

E gjithë kjo është shumë e vogel nëse kihen parasysh sulmet dhe kundërsulmet ndërmjet Izraelit dhe Hisbollahëve. Kjo dilemë bëhet edhe më e madhe pasi dështoi arritja e një marrëveshje brenda Këshillit të Sigurimit gjatë fundit të javës. Kjo ishte vetëm edhe një sinjal i qartë në adresë të paleve në luftim për të inkurajuar luftimet. Dhe kjo nënkupton vazhdimin e rritjes se numrit te viktimave të dyja palëve. Dhe ata, të cilët dëshiruan të japin ndihmën e tyre me anë të një rezolute u detyruan të thonë krejt të kundërtën.

Kështu kryeministri i Libanit, Fuad Siniora ka hedhur poshtë rezolutën sepse çështjet më të rëndësishme kanë mbetur pa u sqaruar. Mirëpo, qeveria e tij është e dobët dhe ai duhet të lëvizë me kujdes rreth asaj që është e nevojshme dhe e domosdoshme. E nevojshme është humbja e pushtetit të Hisbollahëve si një faktor militarist në Liban. Në luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hisbollaheve nuk mund të ketë fitues apo të mundur.

Këtu qendron edhe pika me e dobët e projektrezolutës. Nga të dyja palët kërkohet tërheqje nga përdorimi i armëve. Por Izraelit i lejohet e drejta e vetëmbrojtjes dhe nuk kërkohet tërheqje prej Libanit. Ky formulim lejon vetëm interpretime të ndryshme që Hisbollahët të shikohen vetëm si agresor, gjë që kjo organizatë nuk e pranon, por është e vërtetë se, ajo i ka ndihmuar eskalimit të gjendjes me sulmin e 12 korrikut. Ishte poashtu nje vetëvrasje politike nëse shefi i qeverise libaneze interpretimet e ketilla i paraqet si dëshmi.

Një pike tjeter e dobet e kesaj projektrezolute është paqartësia rreth aksioneve pas nje armëpushimi. Për shembull se si dhe kur mund të vijë puna deri te angazhimi i trupave ndërkombëtare në Liban. Një gjë është e sigurtë se kjo do të zgjasë me javë, dhe kjo kohë do të jetë kohe e vazhdimit të vuajtjes së popullsisë civile në Liban.