Dëbimi i drerëve nga autostrada
12 Maj 2016Shërbimi i mirëmbajtjes së autostradës A20 të Detit Baltik ka bllokuar qarkullimin e auomjeteve në një segment prej 15 km. që të mund t'i dëbojë drerët nga rruga.
Si masë fillestare ishte menduar që kafshët të qëlloheshin, por kjo u kundërshtua nga Ministria e Bujqësisë së landit. Ndaj tani drerët do të dëbohen prej vendit të kullotës në anë të autostradës.
Për këtë punonjësit e shërbimit të autostradës kanë hapur nga të dyja anët e rrugës me rreth 40 metra rrjetat, që pengojnë daljen e kafshëve nga pylli. Pikërisht në këtë segment kamerat i kanë vrojtuar drerët, që kalojnë vazhdimisht rrugën. Shpresohet që në të ardhmen kafshët të vazhdojnë të kullosin brenda gardhit mbrojtës dhe të mos e pengojnë më qarkullimin.
Drerët muajt e fundit kanë qarkulluar vazhdimisht përmes autostradës. Ndonëse janë bërë përpjekje për t'i dëbuar ato, nuk ka pasur sukses, kafshët janë kthyer. Tani 12 gjuetarë dhe 25 punonjës të shërbimit të autostradës duhet të kujdesen, që situata të përmirësohet.