Busek: CEFTA - ngjarje historike | Ballkani | DW | 19.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Busek: CEFTA - ngjarje historike

Në lidhje me marrëveshjen e CEFTëS që u nënshkrua në Bukuresht, kolegu i redaksisë serbe Nebojsa Jakovljevic, zhvilloi një bisedë më shefin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek.

Erhard Busek

Erhard Busek

Pyetjes se sa i rëndësishëm ishte nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, Busek iu përgjigj:

"Eshtë një ngjarje historike, ndonëse normalisht jam i kujdesshëm me shprehje të tilla. Eshtë historike sepse është një marrëveshje shumë moderne, e cila nuk kufizohet vetëm tek temat e vjetra, por përqëndrohet gjithashtu tek sektori i shërbimeve publike dhe tek pasuria shpirtërore. Ky është një përparim i madh. Me këtë marrëveshje arritëm të hedhim një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian."

Pyetjes se çfarë do të ndodhë tani, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Busek iu përgjigj: "Implementimi i saj do të jetë në 2007, pasi të ketë ndodhur ratifikimi. Por mesazhi që u bë i qartë edhe nga komisari i BE-së Oli Rehn është, se rajoni iu afrua me këtë marrëveshje një hap më shumë BE-së. Rehn ka theksuar se vendimet më të fundit të Këshillit Evropian nuk duhet t´i ngadalësojnë përpjekjet për afrim, por duhet të konsiderohen si një ftesë për t´i pranuar dhe respektuar modernizimin, transformimin dhe rregullat e Bashkimit Evropian.

Dhe së fundi, pyetjes a mund të thuhet se pas nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA, vendet që e nënshkruan atë janë më pranë BE-së se më parë, Busek tha: "Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, sepse marrëveshjet bilaterale që u nënshkruan deri tani, kanë shkaktuar rritjen gati të dyfishtë të tregtisë së shteteve të rajonit me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se po ndodh një lidhje ekonomike, por jo thjesht bilaterale, pra secili vend më vete me BE-në, por e tillë që shtetet e rajonit të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin e së bashku edhe me BE-në. Pra fillimi i një tregu të përbashkët evropian."

  • Data 19.12.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraG
  • Data 19.12.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraG
Reklamë